Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2025, 10:08

Qeveria shtrëngon kriteret për kazinotë- Ministria e Turizmit do të certifikojë hotelet me 5 yje

Nga Diamila Leka

Qeveria shtrëngon kriteret për kazinotë-  Ministria e Turizmit do

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, ndryshime janë parqitur për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës si dhe të kritereve shtesë për të gjithë ata aplikantë të cilët konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “kazino”. Sipas Vendimit të fundit, fillimisht aplikantët duhet të jenë të certifikuar ose të kalsifikuar nëpërputhje me përcaktimet e pikës 2 të nenit 35 të ligjit “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Dhe nga ana tjetër, duhet të jenë të pajisur me certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon sestrukturaakomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje. Kujtojmëqë në vendimin në fuqi, kazinotë mund të operonin në struktura të thjeshta ose hotele me 5 yje.

Ndërkohë, ministria e Turizmit do të bëj të mundur certifikimin e strukturave akomoduese me 5 yje. Por çfarë është ndryshuar?

Referuar vendimit theksohet se përjashtimisht, deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 7, të kësaj rregulloreje, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik. Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat