Investimet në Evropë në pikën më të ulët në nëntë vite- Evropa një destinacion më pak i preferuar për kapitalin
Investimet e huaja direkte në Evropë ranë në nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit gjatë vitit 2024. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe përjetuan rënie dyshifrore në një kohë që bota shënoi një rritje modeste të investimeve të huaja direkte. Evropa u shfaq si një destinacion më pak i preferuar për kapitalin.
Numri i projekteve në rajon ra në nivelin më të ulët në nëntë vjet, sipas një Ankete me 500 drejtues të bizneseve ndërkombëtare. Më shumë se një e treta prej tyre, 37 për qind, deklaruan se kishin shtyrë, anuluar ose kufizuar planet e investimeve në Evropë gjatë vitit 2024, për shkak të rritjes së dobët ekonomike, çmimeve të larta të energjisë dhe tensioneve gjeopolitike.
Për krahasim, projektet e investimeve të huaja në Evropë ranë me 4 për qind nga viti 2022 në 2023, dhe u rritën me 1 për qind nga 2021 në 2022. Aktualisht, numri i projekteve të investimeve të huaja direkte është 19 për qind më i ulët krahasuar me kulmin e arritur në vitin 2017.
Megjithëse Evropa në tërësi nuk ishte destinacioni kryesor për projekte të reja gjatë vitit 2024, Luksemburgu u veçua si vendi më i mirë ndër anëtarët e OECD-së, me vlerën më të lartë të investimeve të huaja direkte. Investimet arritën 133 miliardë dollarë në 2024, duke qenë vendi i parë në renditjen globale për investimet e huaja dhe duke lënë pas SHBA dhe Kanadanë.

Reforma, Mal të Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe- Kryeministri Spajiq: Reforma kënaq si sindikatat edhe punëdhënësit
Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatëorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë si......

Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve- DASH: Po punojmë ngushtë me udhëheqësit rajonalë për këtë qëllim
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të......

Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të lartë në 20 vite/ Analiza e të dhënave të prillit tregon se një kilogram fruta kushtoi mesatarisht 80 lekë
Importi i frutave në Shqipëri ka marrë një rol të rëndësishëm në sigurimin e tregut vendas gjatë gjithë vitit. Për shkak të sezonit të shkurtër të prodhimit......

Zgjerimi i “IA” kërcënon mjedisin- Emetimet e gjigantëve të teknologjisë u rritën me 150% në tre vjet
Emetimet indirekte të karbonit nga operacionet e katër prej kompanive kryesore të teknologjisë të fokusuara tek inteligjenca artificiale u rritën mesatarisht......

Forcat shqiptare vijojnë stërvitjen në “Defender 25”- Rama: Programi më i madh dhe kompleks i dekadës së fundit
Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë stërvitjen e tyre në kuadër të “Defender 25” në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në......

Për çfarë kërkojnë të financohen më shumë fermerët?- Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Fermerët kanë pasur interes të lartë për të përfituar subvencione përgjatë këtij viti. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri......

Pensionistët, përjashtim nga taksa e pronës- Plani/ Bashkitë do të japin kartën për të moshuarit, heqje e taksës së automjeteve
Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, qeveria planifikon të krijojë lehtësi fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksa e pasurive të patundshme......

Posta Shqiptare, sërish i vetmi ofrues i shërbimit universal?- Në korrik i mbaron kontrata. AKEP po shqyrton operatorë të tjerë të mundshëm
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po shqyrton mundësinë që shërbimi universal në Shqipëri të mos ofrohet vetëm nga Posta Shqiptare, por edhe......