Shqipëria, e para në Evropë për flukset turistike - Kumbaro: Rritje me 136%. Konfirmon suksesin e modelit shqiptar të turizmit
Edhe në tremujorin e parë të 2025, Shqipëria është renditur e para në Evropë për sa i përket mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve.
Sipas të dhënave nga raporti i Kombeve të Bashkuara, i cili u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota, vendi ynë kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike.
Në krahasim me periudhën para-pandemike, pra me vitin 2019, Shqipëria ka pasur një rritje me 136% të mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama dhe Minstrja e Turizimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro janë shprehur se ky është një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon.
Vendi ynë radhitet në 10 destinacionet turistike që po performojnë më mirë edhe në 2025. Në listën e publikuar nga UN Tourism, pas Shqipërisë renditen Republika e Moldavisë me një rritje prej 76% të flukseve turistike në krahasim me 2019, Malta, Norvegjia, Serbia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, San Marino. Shqipëria ka lënë pas edhe vendi si Greqia apo Portugalia, të cilat kanë qenë prej vitesh polet turistike të Evropës.

Tarifat e SHBA rrezikojnë industrinë e peshkimit - Raporti i OKB paralajmëron për pasojat e tensioneve tregtare globale
Vendosja e një tarife prej 10 përqind nga Shtetet e Bashkuara për pothuajse të gjitha importet e peshkimit paraqet rreziqe për tregtinë globale në këtë......

Italianët votojnë për lehtësimin e kërkesave të shtetësisë - Referendumi përfshin pyetje për ndryshimet në tregun e punës
Italianët do të nisin votimin të dielën në një referendum dyditor për të vendosur nëse do të lehtësojnë ligjet e shtetësisë dhe nëse do të përmbysin një......

Kurban Bajrami rriti konsumin e mishit - Shitësit: Ofruam çmim më të lirë në krahasim me vitet e kaluara
Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, mbledh besimtarët në lutje, reflektim dhe solidaritet. Me sakrificën si simbol dhe......

BE, 13 projekte materialesh kritike jashtë bllokut - Nismat e reja synojnë të reduktojnë varësinë nga eksportet kineze
Bashkimi Evropian njoftoi 13 projekte të reja të lëndëve të para jashtë bllokut për të rritur furnizimet e tij me metale dhe minerale kritike. Be synon të......

Plani i vendosjes së Forcave të Armatosura - Në Kuvend, projektligji për komandimin e tyre dhe vendin e stërvitjeve
Përcaktimi i saktë i pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura, në kohë paqeje dhe lufte është synimi kryesor i......

“Lulëzojnë” shpenzimet për reklamat me IA - Priten të rriten në 26 miliardë dollarë deri në vitin 2029
Shpenzimet për reklamat në motorët e kërkimit, të mundësuara nga inteligjenca artificiale, pritet të rriten në gati 26 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin......

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve
Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të......

“Bukë e Zemër”, festivali i arkitektëve ndërkombëtarë - Rama: Sot Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë sa e gjithë Europa bashkë
“Bukë e Zemër”, është festivali që mblodhi mbi 150 arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri. Së bashku me partnerët......