Gonxhja reagon për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit- “Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim”
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar publikisht në lidhje me debatet dhe shqetësimet e ngritura për ndërhyrjet në kompleksin memorial të Spaçit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se punimet që po kryhen në këtë vend nuk përfshijnë ndërtim të ri, por kanë karakter konservues dhe janë në përputhje me projektin e miratuar nga institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore.
Sipas tij, disa struktura të përkohshme, si një kullë metalike, një portë, një fragment rrethimi dhe disa kangjella, janë përfshirë në kontratë, por do të ndërtohen vetëm pas një dokumentimi të plotë historik. Këto elementë, nënvizon ai, do të jenë të çmontueshme dhe në përputhje me Planin e Menaxhimit të vendit, duke ruajtur integritetin e saj historik.
Ministri shtoi se çdo përgjegjësi për fazën zbatuese është aktualisht në shqyrtim, ndërsa masat dhe sqarimet e dhëna nga Instituti i Monumenteve të Kulturës janë, sipas tij, të plota dhe transparente.
Në përmbyllje të deklaratës, Gonxhja kërkoi ndjesë publike për shqetësimin që kanë shkaktuar disa pamje të punimeve të para, duke garantuar se projekti do të zbatohet brenda standardeve ligjore dhe profesionale.
Ish-burgu i Spaçit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të kujtesës kolektive për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe çdo veprim në këtë vend ngjall interes dhe reagime të forta në publik.

Përballja 'ndryshe' Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg
Vetëm disa orë na ndajnë nga përballja Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në kuadër të fazës kualifikuese të Kupës së Botës......

Kanadezët shtojnë udhëtimet, por jo në SHBA- Tensionet tregtare i shtyjnë drejt destinacioneve të tjera
Ndërsa më shumë kanadezë po planifikojnë të udhëtojnë gjatë verës, destinacionet e SHBA-së nuk janë pjesë e itinerarit. Sondazhet e reja tregojnë një rritje......

Investimet në Evropë në pikën më të ulët në nëntë vite- Evropa një destinacion më pak i preferuar për kapitalin
Investimet e huaja direkte në Evropë ranë në nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit gjatë vitit 2024. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe përjetuan......

Reforma, Mal të Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe- Kryeministri Spajiq: Reforma kënaq si sindikatat edhe punëdhënësit
Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatëorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë si......

Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve- DASH: Po punojmë ngushtë me udhëheqësit rajonalë për këtë qëllim
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të......

Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të lartë në 20 vite/ Analiza e të dhënave të prillit tregon se një kilogram fruta kushtoi mesatarisht 80 lekë
Importi i frutave në Shqipëri ka marrë një rol të rëndësishëm në sigurimin e tregut vendas gjatë gjithë vitit. Për shkak të sezonit të shkurtër të prodhimit......

Zgjerimi i “IA” kërcënon mjedisin- Emetimet e gjigantëve të teknologjisë u rritën me 150% në tre vjet
Emetimet indirekte të karbonit nga operacionet e katër prej kompanive kryesore të teknologjisë të fokusuara tek inteligjenca artificiale u rritën mesatarisht......

Forcat shqiptare vijojnë stërvitjen në “Defender 25”- Rama: Programi më i madh dhe kompleks i dekadës së fundit
Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë stërvitjen e tyre në kuadër të “Defender 25” në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në......