Rajoni Postuar më 7 Qershor 2025, 11:39

Reforma, Mal të Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe- Kryeministri Spajiq: Reforma kënaq si sindikatat edhe punëdhënësit

Nga Scan TV

Reforma, Mal të Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe-

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatëorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë si punëdhënësit, ashtu edhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Ky i fundit deklaroi se, pas shqyrtimeve të gjera, është gjetur një model me të cilin do të ishin të kënaqura si sindikatat, ashtu edhe punëdhënësit.

Ai njoftoi se javët e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Qëllimi, sipas Spajiqit, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës në Mal të Zi, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar “më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive”.

Nga ana tjetër, Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në një orar pune prej shtatë orësh.

Ndërkohë Unioni i Sindikatave të Lira thonë se e kuptojnë kundërshtimin e biznesit, por besojnë se Mali i Zi duhet të nisë në këtë drejtim.

Kryeministri Spajiq është pjesë e politikës së lartë malazeze që në vitin 2020. Në qeverinë e mëparshme ai ka qenë minister i Financave dhe hartoi projektin “Evropa Tani”, i cili rriti pagat minimale në Mal të Zi nga 222 në 450 euro. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat