Meta siguron energjinë për “IA”- Arrin marrëveshje me një impiant bërthamor për 20 vjet
Meta njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të mbajtur një reaktor bërthamor të një kompanie amerikane të shërbimeve në Illinois në funksion për 20 vjet.
Marrëveshja e Meta-s me Constellation Energy është e para e kompanisë së rrjeteve sociale me një central bërthamor. Kompani të tjera të mëdha teknologjike po kërkojnë të sigurojnë energji elektrike, ndërsa kërkesa në SHBA rritet ndjeshëm, pjesërisht për shkak të nevojave të inteligjencës artificiale.
Google ka arritur marrëveshje për të furnizuar qendrat e të dhënave me energji bërthamore nëpërmjet një 6 reaktorësh të vegjël të ndërtuar nga një kompani e shërbimeve në Kaliforni. Kontrata e ngjashme e Microsoft do të rihapë centralin bërthamor Three Mile Island, vendin e aksidentit më të rëndë bërthamor në historinë e SHBA-së.
Illinois do të ndihmojë në subvencionimin e centralit bërthamor të Constellation Energy, me një program kreditimi me emetime zero të financuar nga taksapaguesit. Ky program skadon në vitin 2027, kur Meta do të nisë mbështetjen e termocentralit me një shumë të papërcaktuar parash për të ndihmuar me operacionet.
Marrëveshja i lejon Constellation të zgjerojë qendrën e energjisë Clinton, që ka një kapacitet prej 1,121 megavatësh, me 30 MW të tjerë. Termocentrali furnizon me energji ekuivalentin e rreth 800,000 shtëpive amerikane. Clinton filloi operimet në vitin 1987 dhe vitin e kaluar Constellation aplikoi në Komisionin Rregullator Bërthamor të SHBA-së për të rinovuar licensën e saj deri në vitin 2047.
Marrëveshja mund të shërbejë si model për kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë për të mbështetur energjinë ekzistuese bërthamore, ndërsa përpiqen të zgjerojnë investimet për inteligjencën artificiale dhe qendrat e të dhënave.

Shqipëria, e para në Evropë për flukset turistike - Kumbaro: Rritje me 136%. Konfirmon suksesin e modelit shqiptar të turizmit
Edhe në tremujorin e parë të 2025, Shqipëria është renditur e para në Evropë për sa i përket mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve. Sipas të dhënave nga......

Tarifat e SHBA rrezikojnë industrinë e peshkimit - Raporti i OKB paralajmëron për pasojat e tensioneve tregtare globale
Vendosja e një tarife prej 10 përqind nga Shtetet e Bashkuara për pothuajse të gjitha importet e peshkimit paraqet rreziqe për tregtinë globale në këtë......

Italianët votojnë për lehtësimin e kërkesave të shtetësisë - Referendumi përfshin pyetje për ndryshimet në tregun e punës
Italianët do të nisin votimin të dielën në një referendum dyditor për të vendosur nëse do të lehtësojnë ligjet e shtetësisë dhe nëse do të përmbysin një......

Kurban Bajrami rriti konsumin e mishit - Shitësit: Ofruam çmim më të lirë në krahasim me vitet e kaluara
Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, mbledh besimtarët në lutje, reflektim dhe solidaritet. Me sakrificën si simbol dhe......

BE, 13 projekte materialesh kritike jashtë bllokut - Nismat e reja synojnë të reduktojnë varësinë nga eksportet kineze
Bashkimi Evropian njoftoi 13 projekte të reja të lëndëve të para jashtë bllokut për të rritur furnizimet e tij me metale dhe minerale kritike. Be synon të......

Plani i vendosjes së Forcave të Armatosura - Në Kuvend, projektligji për komandimin e tyre dhe vendin e stërvitjeve
Përcaktimi i saktë i pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura, në kohë paqeje dhe lufte është synimi kryesor i......

“Lulëzojnë” shpenzimet për reklamat me IA - Priten të rriten në 26 miliardë dollarë deri në vitin 2029
Shpenzimet për reklamat në motorët e kërkimit, të mundësuara nga inteligjenca artificiale, pritet të rriten në gati 26 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin......

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve
Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të......