BE, 13 projekte materialesh kritike jashtë bllokut - Nismat e reja synojnë të reduktojnë varësinë nga eksportet kineze
Bashkimi Evropian njoftoi 13 projekte të reja të lëndëve të para jashtë bllokut për të rritur furnizimet e tij me metale dhe minerale kritike. Be synon të qëndrojë konkurrues në tranzicionin energjetik, si dhe në sektorin e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore.
Njoftimi vjen pas vendimit të Kinës në prill për të vendosur kufizime në eksportet e magnetëve të rrallë derisa të merren licensa të reja, duke i detyruar prodhuesit e makinave dhe kompani të tjera të sigurojnë takime me zyrtarët e Pekinit dhe të shmangin mbylljet e fabrikave.
"Ne duhet të zvogëlojmë varësitë tona nga të gjitha vendet, veçanërisht nga shtetet si Kina. Ndalimet e eksporteve rrisin vullnetin tonë për të diversifikuar," thanë burime zyrtare brenda bllokut.
Kina kontrollon më shumë se 90% të kapacitetit global të përpunimit për magnetët, që përdoren në gjithçka, nga automjetet dhe avionët luftarakë deri te pajisjet shtëpiake. Është gjithashtu furnizuesi kryesor i shumë inputeve kryesore për energjinë e rinovueshme, veçanërisht mineralet e rralla, bateritë dhe panelet diellore.
Lista e BE-së është pjesë e zbatimit të Aktit të Lëndëve të Para Kritike të miratuar në vitin 2023, sipas të cilit blloku synon të nxjerrë 10%, të përpunojë 40% dhe të riciklojë 25% të nevojave të tij deri në vitin 2030.
Dhjetë nga projektet e reja do të përqendrohen në materialet thelbësore për bateritë e automjeteve elektrike dhe ruajtjen e baterive, duke përfshirë litiumin, kobaltin, manganin dhe grafitin. Dy projekte për metale të rralla ndodhen në Malavi dhe Afrikën e Jugut.
Nismat e tjera ndodhen në Britani, Kanada, Groenlandë, Kazakistan, Madagaskar, Norvegji, Serbi, Ukrainë, Zambi, Brazil dhe territorin francez të Kaledonisë së Re.
Projekti britanik synon të nxjerrë tungsten dhe ato në Ukrainë dhe Groenlandë do të përpunojnë grafit. Tungsteni është material kyç për industrinë e mbrojtjes.
Groenlanda ka qenë një pikë tensioni midis Brukselit dhe Uashingtonit këtë vit pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha vazhdimisht se dëshiron të blejë territorin danez jashtë shtetit.
Ndërsa projekti serb mund të prodhojë 90% të nevojave të Evropës për litium. Megjithatë, iniciativa ka hasur pengesa ligjore dhe shumë serbë janë të shqetësuar për shkak të ndikimit negativ në mjedis.
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se projektet do të kenë nevojë për një investim të përgjithshëm prej 5.5 miliardë eurosh për të ngritur themelet. Lista e re e çon numrin total të projekteve strategjike të BE-së në 60. Në muajin mars, Komisioni njoftoi 47 projekte brenda bllokut.

Plani i vendosjes së Forcave të Armatosura - Në Kuvend, projektligji për komandimin e tyre dhe vendin e stërvitjeve
Përcaktimi i saktë i pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura, në kohë paqeje dhe lufte është synimi kryesor i......

“Lulëzojnë” shpenzimet për reklamat me IA - Priten të rriten në 26 miliardë dollarë deri në vitin 2029
Shpenzimet për reklamat në motorët e kërkimit, të mundësuara nga inteligjenca artificiale, pritet të rriten në gati 26 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin......

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve
Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të......

“Bukë e Zemër”, festivali i arkitektëve ndërkombëtarë - Rama: Sot Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë sa e gjithë Europa bashkë
“Bukë e Zemër”, është festivali që mblodhi mbi 150 arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri. Së bashku me partnerët......

“Shumë anëtarë të NATO-s mbështesin kërkesën e Trump” - Rutte nxit aleatët të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen
Shumica e aleatëve të SHBA-së në NATO kanë mbështetur kërkesën e Presidentit të amerikan Donald Trump që ata të investojnë 5% të PBB-së në sektorin e......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 4-mujorin. Ulen humbjen në rrjet, arkëtimet në masën 96%
Rreth 2.9 mln mWh energji u prodhuan gjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie në raport me......

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore......

Gjermania premton të rrisë bashkëpunimin me SHBA - Kancelari Merz thekson ndikimin e tarifave në prodhuesit gjermanë
Kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është e gatshme të marrë përsipër një rol më të madh udhëheqës në marrëveshjet e......