Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2025, 12:12

Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike

Nga Ola Mitre

Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të

2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, që vijnë nga liberalizimi i tregut, kjo kategori nuk do të furnizohet më nga OSHEE, teksa administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë, Albi Gjenerali bën me dije detajet, duke u ndalur dhe te çmimet që do ofrojë FTL për ata klientë që do e zgjedhin si furnizues.

“Nga një janari janë pa energji elektrike në kuptimin e furnizusit, por ata kanë të gjithë sisteme matje, këto sisteme matje regjistrojnë të dhënat dhe nga 1 janari e në vijim, të dhëna të cilat më pas do të faturohen nga furnizuesi, i cili do të jetë furnizuesi i tyre i zgjedhur. FTL-ja është një nga këta furnizues. Ofron një paketë të plotë furnizimi, e cila ka një çmim stabël prej 18.34 lekë/kWh, pa TVSH dhe ofron këtë çmim përgjatë gjithë vitit kalenderik”, - tha Gjenerali.

Gjenerali flet edhe për një nga projektet e reja të Furnizuesit të Tregut të Lirë, që lidhet me shërbimin e ri për karikimin e makinave elektrike.

“Eshtë një ide shumë inovative që e përfshin FTL-në te tregu i karikimit të shpejtë të mjeteve elektrike. Në thelb të gjithë këtij projekti mbetet furnizimi i klientëve fundorë që në këtë rast do jenë qytetarë që kanë makina elektrike ose dhe flotat e taksive apo kompanive tjera. FTL-ja zotëron licencë për tregtim, licencë për furnizim. Ndërsa, shumë pika karikimi automjetesh, qofshin private apo biznese e kështu me radhë, nuk kanë licencë funizimi. Nëse i takon dikujt ta bëjë këtë gjë në mënyrën më të ligjshme dhe më të rregullt të mundshme, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe teknike, është FTL-ja ose një furnizues tjetër, i cili ka licencë funizimi. Megjithatë këtu ka një vakum legjislativ, se patjetër, makinat elektrike, ultra fast charger, janë inovacione të dy - tre viteve të fundit dhe kërkohet më shumë eksperiencë studimore për të parë, çfarë legislacioni do përdoret”, - tha Gjenerali.

Aktualisht, nuk ka ende një afat se kur ky shërbim do të jetë funksional, por po punohet që ai të vihet sa më shpjet në shërbim të konsumatorëve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video