“Me anëtarësimin në BE, 300 mln euro/vit për bujqësinë” - Kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku, vizitë në një fermë në Divjakë
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan nga afër fermën e suksesshme “Vjen”. Në këtë fermë, është ngritur një industri e lehtë me 1,700 krerë lopë duke prodhuar 19 ton qumësht në ditë.
Kryeministri Rama theksoi se anëtarësimi në BE do të mundësojë që të rritet edhe mbështetja për këtë sektor.
Sivjet, risia që merret financim nga Banka e Shqipërisë që mbështetja bëhet më e madhe, plus duhet të integrohemi në BE, pasi na vijnë 300 mln euro direkt për bujqësinë në vit. Të bashkojmë forcat, për t’i dhënë drejtim. Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në 2027, se për të hyrë në BE duhet të plotësohen të gjitha standadet. Duhet të kontrollohen standardet, veterinerët t’i kontrollojnë. Hap pas hapi po kalojmë në zhvillim.
Ndërkohë, fermerët theksuan se falë ndihmës së IPARD dhe përkushtimit e mundit të tyre arritën të kenë këtë sukses.
Pas vizitës në fermën "Vjen”, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan vijimin e punimeve në rrugën Gur-Remas në Divjakë. Aktualisht janë realizuar afro 35% e punimeve të rrugës, që i shërben banorëve të fshatit Remas dhe të gjithë përdoruesve të zonës.
Sondazh

I hapet rruga ngritjes së Bankës së Zhvillimit - Miratohet projektligji në Kuvend. Ibrahimaj: Ndihmon në përthithjen e fondeve të BE
Është miratuar në Kuvend projektligji që do t'i hapë rrugën ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Gjatë seancës plenare, Ministrja e Shtetit për......

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit - Hapet tenderi në prag të sezonit turistik për plazhe më të pastra
Me afrimin e sezonit veror turistik, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për......

Çelet “Java e Parasë 2025” - Sejko: Edukimi financiar duhet të nisë që në moshë të hershme
Është çelur “Java e Parasë 2025”. Kjo javë është një festë mbarëbotërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të......

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” - Komuniteti i Energjisë: Sfidë, integrimi me tregjet evropiane. Duhen miratuar ligje
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë dhe funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë......

Tekstilet shqiptare shiten në Azi dhe Afrikë! - Nga Singapori, në Nigeri. Prodhuesit kërkojnë tregje të reja
Pas një periudhe të gjatë të penalizuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut, duket se prodhuesit shqiptarë të tekstileve e kanë gjetur zgjidhjen nëpërmjet......

Raporti: Sundimi i ligjit është përkeqësuar ndjeshëm në të gjithë BE-në!
Raporti i Sundimit të Ligjit për Liritë i publikuar të hënën nga Unioni i Lirive Civile për Europën zbulon se ndërsa situata ndryshon nga një shtet anëtar në......

Eksportet dhe importet ndryshojnë pozicionet/ Blemë më pak, por shitëm më shumë. Ndikimi pozitiv erdhi nga lëndët djegëse
Në Shkurt të vitit 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me......

Evropa po ndërton 147 impiante për ruajtjen e energjisë - Sipas Komisionit Evropian, projektet do të shtojnë 14 GW kapacitet
147 projekte të ruajtjes së energjisë janë në ndërtim në Evropë, me një kapacitet total prej 14 GW, sipas Inventarit të Ruajtjes së Energjisë, një nismë e......