Analiza Postuar më 17 Mars 2025, 12:49

Eksportet dhe importet ndryshojnë pozicionet/ Blemë më pak, por shitëm më shumë. Ndikimi pozitiv erdhi nga lëndët djegëse

Nga Eldiona Serani

Eksportet dhe importet ndryshojnë pozicionet/ Blemë më pak, por

Në Shkurt të vitit 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7.3%, krahasuar me Janarin e vitit 2025.

Nga ana tjetër, importet kanë pësuar një rënie, duke arritur në vlerën e 68 miliardë lekëve, çka përfaqëson një ulje prej 8.6% në raport me një vit më parë. Megjithatë, krahasuar me Janarin e 2025-ës, importet u vlerësuan me një rritje prej 12%.  Rikujtojmë se përgjatë vitit 2024 eksportet paraqiteshin me rënie të vazhdueshme, por kjo situatë mori një kthesë në fillim të vitit 2025.

Sa i përket bilancit tregtar, defiçiti i këtij muaji rezultoi 34 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 18.6% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, por një rritje prej 17.1%, krahasuar me muajin janar të këtij viti. 

Por cilat grupe mallrash ndikuan në këto ndryshime? Eksportet u rritën kryesisht falë grupeve "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike", që kontribuan pozitivisht me 11.1 pikë përqindje, ndërkohë që rritja vjetore e eksporteve për këtë grup vlerësohet në 59.3%. Gjithashtu "Ushqime, pije, duhan", pësuan një rritje prej 14.5%. Ndërkohë, grupi me rënien më të madhe në drejtim të eksporteve ishte “Materiale dhe lëndë djegëse” me 34.1%.

Nëse analizojmë të dhënat sipas grupeve të importit shohim se rënia vjetore u ndikua kryesisht nga makineritë dhe pjesët e këmbimit. Rënia për këtë grup regjistrohet në 30.9%. Me rënie po ashtu paraqiten edhe artikujt lëkurë dhe prodhime druri e letre me 15.5% dhe 11.5% përkatësisht.

Por si u paraqitën ndryshimet në tregtinë me partnerët ndërkombëtarë? Gjatë dy muajve të parë të vitit, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve janë: Kosova, Gjermania dhe Greqia. 

Ndërkohë, rënia më e madhe e eksporteve është shënuar drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sa i përket importeve, rritje më të lartë e kanë shënuar nga Kina, Greqia dhe Spanja. Ndërkohë, rënia më e ndjeshme e importeve është regjistruar me: Italinë, Turqinë dhe Gjermaninë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......