Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 13:24

Tekstilet shqiptare shiten në Azi dhe Afrikë! - Nga Singapori, në Nigeri. Prodhuesit kërkojnë tregje të reja

Nga Hamit Yzeiraj

Tekstilet shqiptare shiten në Azi dhe Afrikë! - Nga Singapori, në

Pas një periudhe të gjatë të penalizuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut, duket se prodhuesit shqiptarë të tekstileve e kanë gjetur zgjidhjen nëpërmjet tregje të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, përgjatë muajit të kaluar, fabrikat që prodhojnë veshje dhe këpucë arritën të sigurojnë disa tregje të reja, kryesisht në rajonin e Azisë dhe Afrikës, për të shitur prodhimin e tyre.

Duke filluar nga Singapori, Nigeria, Arabia Saudite e deri në Togo, në perëndim të Afrikës, pesha e eksporteve në këto vende arriti në 42 ton, ndërsa në shkurt të vitit të kaluar nuk ishte regjistruar asnjë eksport për këtë grup mallrash në këto tregje.

Në vlerë, eksporti i tekstileve dhe këpucëve drejt këtyre vendeve u regjistrua në 11 milionë lekë. Megjithatë, pavarësisht zgjerimit të tregjeve, eksportet e përgjithshme të këtij grupi mallrash në tregjet ndërkombëtare ranë me 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në afërsisht 4 mijë ton.

Rënia e eksporteve për këtë sektor ka nisur që në vitin 2023, periudhë që përkon me zhvlerësimin e euros kundrejt lekut. Që nga ai moment, eksportuesit shqiptarë e kanë pasur tepër të vështirë të mbajnë të qëndrueshme shitjet në tregjet europiane.

Arsyeja kryesore është se pagesat bëhen në euro, dhe në momentin e konvertimit në lekë, humbja në vlerë ndikon drejtpërdrejt në fuqinë paguese të fabrikave ndaj punëtorëve të tyre.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...