Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 13:25

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” - Komuniteti i Energjisë: Sfidë, integrimi me tregjet evropiane. Duhen miratuar ligje

Nga Ola Mitre

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” -

Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë dhe funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe pritshmëritë për miratimit e Planit të ri të Energjisë dhe Klimës”.

Këto janë disa nga arritjet e vendit tonë përgjatë vitit 2024, të bëra me dije gjatë prezantimi të Raportit vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, në Komisionin e Veprimarive Prodhuese.

Megjithatë, vendi ynë do të duhet të miratojë paketa ligjore shtesë, në kuadër të anagzhimit si anëtare e Komunitetit të Energjisë. 

“Ju keni krijuar tashmë tregjet e brendshme të energjisë elektrike, por ajo që na pret ende është integrimi i atyre tregjeve të energjisë elektrike me tregjet e Bashkimit Evropian. Këtë proces ne e quajmë bashkim tregu dhe për këtë nevojitet legjislacioni i duhur. Miratimi i paketës së integrimit të energjisë elektrike për Shqipërinë është ende në pritje, kështu që kjo është në listën e detyrave për Parlamentin e ardhshëm, për Komisionin e ardhshëm, por shpresoj se do të arrihet sa më shpejt dhe kjo do të mundësojë integrimin e plotë të tregjeve tuaja të energjisë elektrike me tregjet fqinje të Bashkimit Evropian dhe me vendet e komunitetit të energjisë, në mënyrë që të sigurohet më shumë stabilitet në çmim dhe likuiditet. Çështja e dytë, natyrisht, është çështja që lidhet shumë ngushtë me të, është çështja e ndërlidhjes me vendet e rajonit dhe për ta bërë këtë, ne ende presim që Shqipëria të transpozojë rregulloren 10-E”, - tha Artur Lorkowski, kreu i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Po ashtu, Lorkowski u ndal edhe nevoja për miratimin e legjislacionit të nevojshëm në drejtim të përdorimit të biokarburanteve.

“Kjo do të kërkonte gjithashtu zhvillim të legjislacionit të duhur kur bëhet fjalë për standardet mjedisore për biokarburantet, biomasën, në mënyrë që të mund të futni më shumë biokarburante dhe biomasë në përzierjen tuaj energjetike, ndërsa në të njëjtën kohë po mbroni mjedisin dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që po ofrohet kjo qasje e balancuar”, - tha ai.

Pak kohë më parë në Kuvend u depozitua projektligji “Për biokarburantet”, por dokumenti nuk u miratua, çka do të thotë se do të duhet të shqyrtohet nga parlamenti i ri që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 majit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat