Çelet “Java e Parasë 2025” - Sejko: Edukimi financiar duhet të nisë që në moshë të hershme
Është çelur “Java e Parasë 2025”. Kjo javë është një festë mbarëbotërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht në të ardhmen. Por çfarë mësojnë fëmijët dhe të rinjtë gjatë javës së parasë?
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, organizon një sërë aktivitetesh ku brezat e rinj mësojnë se si të kursejnë dhe menaxhojnë paratë e tyre në të ardhmen, si të mos bien pre e mashtrimeve financiare, por edhe si të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse për të siguruar të ardhura.
“Sfida e të ardhmes është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe digjitalizimi i sistemeve të pagesave, dhe në këtë drejtim ju keni dëgjuar që ne jemi bërë anëtar i SEPA-s, dhe gjithashtu do të implementojmë një sistem pagesash nëpërmjet celularit që është klon i sistemit TIPS që përdor Banka Qendrore e Italisë në të gjithë Evropën, pra dhe ne në Shqipëri do të implementojmë një sistem në përputhje me sistemin e Bashkimit Evropian, i cili do t'i krijojë qytetarëve mundësinë për të bërë pagesa 24 orë në 7 ditët e javës nëpërmjet celularit. Të gjitha këto zhvillime teknologjike pozitive për modernizimin e sistemit të pagesave, kanë nevojë gjithashtu për një edukim të mirë financiar, për një edukim financiar jo vetëm në drejtim të përdorimit të këtyre sistemeve, por gjithashtu dhe të informacionit për t'u mbrojtur nga keqbërësit, për tu mbrojtur nga informacioni i gabuar dhe për të mos rënë pre e mashtrimeve financiare sikurse ndodh në të gjithë botën”.
Ndërkohë, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, u shpreh se edukimi financiar në vendin tonë është në nivele mjaft të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane.
“Gjithsesi, do të thoja që jemi ende larg nivelit të dëshiruar, pasi niveli i edukimit financiar është nën mesataren evropiane, prandaj është e rëndësishme që këtë që kemi nisur ta vazhdojmë në ritme akoma më të shpejta”.
Në fund të ceremonisë hapëse, u shpërndanë edhe çmime për fëmijët që kishin marrë pjesë në konkursin e organizuar në kuadër të “Javës së Parasë”.
Sondazh

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” - Komuniteti i Energjisë: Sfidë, integrimi me tregjet evropiane. Duhen miratuar ligje
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë dhe funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë......

Tekstilet shqiptare shiten në Azi dhe Afrikë! - Nga Singapori, në Nigeri. Prodhuesit kërkojnë tregje të reja
Pas një periudhe të gjatë të penalizuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut, duket se prodhuesit shqiptarë të tekstileve e kanë gjetur zgjidhjen nëpërmjet......

Raporti: Sundimi i ligjit është përkeqësuar ndjeshëm në të gjithë BE-në!
Raporti i Sundimit të Ligjit për Liritë i publikuar të hënën nga Unioni i Lirive Civile për Europën zbulon se ndërsa situata ndryshon nga një shtet anëtar në......

Eksportet dhe importet ndryshojnë pozicionet/ Blemë më pak, por shitëm më shumë. Ndikimi pozitiv erdhi nga lëndët djegëse
Në Shkurt të vitit 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me......

Evropa po ndërton 147 impiante për ruajtjen e energjisë - Sipas Komisionit Evropian, projektet do të shtojnë 14 GW kapacitet
147 projekte të ruajtjes së energjisë janë në ndërtim në Evropë, me një kapacitet total prej 14 GW, sipas Inventarit të Ruajtjes së Energjisë, një nismë e......

Paraja që qarkullon jashtë bankave, pranë një rekordi të ri/ Në Shkurt vlera arriti në 4.4 miliardë euro, rritet me rreth 20 mln euro
Pas rënies së ndjeshme në muajin Janar, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një rritje në muajin e dytë të vitit aktual. Në fund......

Kredi me 0% interes/ Koçiu: Hapen aplikimet, 80 kuota për mjekët dhe infermierët!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi sot hapjen e aplikimeve për mjekët dhe infermierët për të përfituar kredi me zero......

Censi i bujqësisë shtyhet për në 2026-ën - Shkak, zgjedhjet. Nis puna për ngritjen e platformës elektronike
Censi i Bujqësisë, i cili përfshin numërimin e fermave dhe të bagëtive në të gjithë vendin do të shtyhet për në vitin 2026. Edhe pse ishte planifikuar të......