Lëvizja e lirë e punëtorëve, me kufizime për Shqipërinë? - BE: Shtetet anëtare mund të vendosin pengesa të përkohshme. Vendimi, jo përfundimtar
Legjislacioni i Shqipërisë është i përafruar pjesërisht me atë të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe shërbimeve financiare. Për sa i përket ligjit të kompanive, të drejtës së pronësisë intelektuale, politikës së konkurrencës, apo atë të mbrojtjes së konsumatorit, BE vlerëson se legjislacioni është i harmonizuar më shumë, megjithëse ka akoma punë për t'u bërë.
Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për negociatat me Shqipërinë lidhur me grupkapitullin e dytë të Tregut të Brendshëm. Unioni nënvizon se parimet e përgjithshme të kapitullit 2 për aksesin në tregun e punës, pra e drejta për të hyrë, banuar dhe punuar lirisht në Bashkimin Evropian, janë të përafruara pjesërisht.
Duhet pasur parasysh se lëvizja e lirë e punëtorëve nuk i referohet vetëm të drejtës së shqiptarëve për të punuar pa asnjë pengesë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por i referohet gjithashtu lirisë së qytetarëve evropianë për t'u punësuar në Shqipëri. Shqipëria duhet të sigurojë që deri në momentin e anëtarësimit, shtetas nga vende anëtare të BE-së të gëzojnë gjithashtu të drejtën për t'u punësuar në sektorin publik të Shqipërisë, duke përjashtuar këtu poste të veçanta.
Megjithatë, me hyrjen në BE, lëvizja e lirë e punëtorëve pritet të mos vlejë në rastin e Shqipërisë, pasi punëtorët shqiptarë do të përballen sërish me pengesa kur të duan të punojnë në një vend të BE-së. Bashkimi Evropian deklaron se kur Shqipëria të bëhet anëtare, disa shtete nuk do t'i lejojnë punëtorët shqiptarë që të kenë akses të menjëhershëm në tregun e tyre të punës. Vendet anëtare mund të vendosin kufizime të përkohshme për shqiptarët që duan të futen në tregun e tyre të punës. Megjithatë, ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi në dokument theksohet se Bashkimi Evropian do t'i rikthehet kësaj çështjeje në fazat e mëtejshme të negociatave.
Kufizime të tilla janë vendosur edhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë kur ato u bënë pjesë e Bashkimit Evropian përpara disa vitesh.
Gjithashtu, Bashkimi Evropian ka vendosur disa piketa mbyllëse, pra disa kushte të tjera që duhen plotësuar nga Shqipëria për të mbyllur negociatat për grupkapitullin 2. Kapitulli për shërbimet financiare ka numrin më të madh të piketave mbyllëse, pra do të duhet më tepër kohë për përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të të Bashkimit Evropian në këtë fushë, ndërsa kapitulli mbi lëvizjen e lirë të punëtorëve është i vetmi që ka marrë vetëm një piketë mbyllëse nga BE, që nënkupton se do të jetë më e thjeshtë për Shqipërinë mbyllja e këtij grupkapitulli, sipas qëndrimit paraprak të BE-së në negociata.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative
Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të......

Kosovë, dështon konstituimi i kuvendit -Kurti jep dorëheqjen para betimit si deputet, por nuk verifikohen mandatet
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Rendi i ditës përfshinte......

Trump “ngrin” 2.2 mld USD për Harvardin - Vendimi vjen pasi universiteti refuzoi ndryshimin e politikave
Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë në grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në vlerën e kontratës shumëvjeçare në......

Përmbytje, stuhi dhe valë të nxehta vdekjeprurëse - Evropa përjetoi pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike në 2024
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë për Evropën, me temperatura vjetore rekord në pothuajse gjysmën e kontinentit. Raporti i......

Albpetrol nxjerr 10 600 ton naftë - Të dhënat për janar-mars 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 10 600 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 3 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......

Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 2415, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike pësoi rritje me 21.67% gjatë vitit 2024, në raport më një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare......

Trump konsideron pezullimin e tarifave të makinave - Kërkon t’u japë kohë prodhuesve për të riorganizuar furnizimet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se mund ta përjashtojë përkohësisht industrinë e automobilave nga tarifat që i kishte vendosur më parë......

“Boom” i turizmit rrit të ardhurat nga qiratë - 53 milionë euro tatim i paguar në 2024-ën, ndikim AirBnB dhe Booking
Rritja e numrit të turistëve nga viti në vit ka bërë që edhe më shumë prona të dalin në treg nga qytetarët, duke u dhënë me qira afatshkurtër përmes......