Trump konsideron pezullimin e tarifave të makinave - Kërkon t’u japë kohë prodhuesve për të riorganizuar furnizimet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se mund ta përjashtojë përkohësisht industrinë e automobilave nga tarifat që i kishte vendosur më parë këtij sektori, për t'u dhënë prodhuesve të makinave kohë që të rregullojnë zinxhirët e furnizimit.
"Po shoh diçka për të ndihmuar disa nga kompanitë e makinave me këtë," u tha Trump gazetarëve të mbledhur në Zyrën Ovale. Presidenti republikan tha se prodhuesit e makinave kishin nevojë për kohë për të zhvendosur prodhimin nga Kanadaja, Meksika dhe vende të tjera. "Dhe ata kanë nevojë për pak kohë sepse do t'i prodhojnë këtu,” shtoi ai.
Këshilli Amerikan i Politikave të Automobilave, një shoqatë që përfaqëson Ford, General Motors dhe Stellantis, njoftoi se ndante qëllimet e Trump për rritjen e prodhimit vendas.
"Ekziston një ndërgjegjësim në rritje se tarifat e gjera për pjesët mund të dëmtojnë qëllimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një industri amerikane automobilistike të lulëzuar dhe në rritje. Gjithashtu, shumë nga këto tranzicione të zinxhirit të furnizimit do të kërkojnë kohë," thanë burime zyrtare të Këshillit.
Deklarata e Trumpit shtroi rrugën për një raund tjetër pezullimesh, pasi sulmi i Trumpit ndaj taksave të importit ka tronditur tregjet financiare dhe ka ngritur shqetësime të thella nga ekonomistët e Wall Streetit rreth një recesioni të mundshëm.
Kur Trumpi njoftoi tarifat prej 25% për automjetet më 27 mars, ai i përshkroi ato si "të përhershme". Linjat e tij të ashpra ndaj tregtisë janë bërë gjithnjë e më të paqarta, ndërsa lideri republikan është përpjekur të kufizojë pasojat e mundshme ekonomike dhe politike nga politikat e tij.
Javën e kaluar, pasi një shitje në tregun e obligacioneve rriti normat e interesit për borxhin amerikan, Trumpi njoftoi se për 90 ditë tarifat e tij më të gjera kundër dhjetëra vendeve do të vendoseshin në një nivel bazë prej 10% për t'u dhënë kohë negociatave.
Në të njëjtën kohë, Trump i rriti taksat e importit për Kinën në 145%, por përkohësisht uli taksën për pajisjet elektronike në 20%. "Nuk e ndryshoj mendjen time, por jam fleksibël", tha Trump.
Sondazh

“Boom” i turizmit rrit të ardhurat nga qiratë - 53 milionë euro tatim i paguar në 2024-ën, ndikim AirBnB dhe Booking
Rritja e numrit të turistëve nga viti në vit ka bërë që edhe më shumë prona të dalin në treg nga qytetarët, duke u dhënë me qira afatshkurtër përmes......

1.3 mln aplikime dhe 12,008 përdorues të rinj në Mars, rritet përdorimi i platformës e-Albania dhe aksesueshmëria përmes pajisjeve mobile
Në një epokë ku teknologjia po transformon çdo aspekt të jetës sonë, platforma e-Albania vazhdon të jetë një ndër mjetet më të rëndësishme për digjitalizimin......

Para’ në dorë për naftën në bujqësi sipas kulturës - Aplikimet, deri më 30 Maj. Financim deri në 186 euro/hektar
Fermerët që punojnë tokën do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 30 Maj për të përfituar pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në......

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës - Subvencione, mundësi për të rinjtë dhe bizneset
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të......

Franca “armatos” Greqinë me raketa - Athina planifikon 25 mld euro për mbrojtjen në dekadën e ardhshme
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Francën për të blerë 16 raketa kundër anijeve Exocet. Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias nënshkroi......

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë. Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të jetë i paqëndrueshëm duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 87 lekë dhe është......

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat
Shqipëria zhvilloi këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare me BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë,......

Hekurudha Durrës-Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit - Balluku: E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë
Këtë të hënë është prezantuar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. E pranishme në këtë event ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe......