Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 2415, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike pësoi rritje me 21.67% gjatë vitit 2024, në raport më një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit që shkoi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka miratuar aplikimet e 887 klientëve, duke e çuar numrin e atyre që kanë zgjedhur të investojnë në burime të rinovueshme për të prodhuar energjinë për përdorim personal në 2415. Kapaciteti total i instaluar nga vetëprodhuesit ka arritur në 216.823 mËp.
Ndërkaq, të ndarë sipas llojit të klientit, privatët kryesojnë me 1645 konsumatorë, ndërsa pas tyre vijnë familjarët me 705 konsumatorë. Po ashtu, të dhënat tregojnë se janë 51 institucione shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe 15 konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësa, poliklinika apo qendra shëndetësore.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë, këto të dhëna reflektojnë një diversifikim të kategorive të konsumatorëve që po investojnë në energjinë e rinovueshme, duke mbështetur angazhimin e vendit për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për të mbështetur krijimin e një mjedisi të pastër energjetik.
Po ashtu, sipas ERE-s, kjo është një tendencë inkurajuese që tregon se shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të angazhuar për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke ndihmuar jo vetëm për mbulimin e nevojave personale energjitike, por edhe në stabilitetin e sistemit energjitik të vendit.
Sondazh

Trump konsideron pezullimin e tarifave të makinave - Kërkon t’u japë kohë prodhuesve për të riorganizuar furnizimet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se mund ta përjashtojë përkohësisht industrinë e automobilave nga tarifat që i kishte vendosur më parë......

“Boom” i turizmit rrit të ardhurat nga qiratë - 53 milionë euro tatim i paguar në 2024-ën, ndikim AirBnB dhe Booking
Rritja e numrit të turistëve nga viti në vit ka bërë që edhe më shumë prona të dalin në treg nga qytetarët, duke u dhënë me qira afatshkurtër përmes......

1.3 mln aplikime dhe 12,008 përdorues të rinj në Mars, rritet përdorimi i platformës e-Albania dhe aksesueshmëria përmes pajisjeve mobile
Në një epokë ku teknologjia po transformon çdo aspekt të jetës sonë, platforma e-Albania vazhdon të jetë një ndër mjetet më të rëndësishme për digjitalizimin......

Para’ në dorë për naftën në bujqësi sipas kulturës - Aplikimet, deri më 30 Maj. Financim deri në 186 euro/hektar
Fermerët që punojnë tokën do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 30 Maj për të përfituar pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në......

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës - Subvencione, mundësi për të rinjtë dhe bizneset
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të......

Franca “armatos” Greqinë me raketa - Athina planifikon 25 mld euro për mbrojtjen në dekadën e ardhshme
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Francën për të blerë 16 raketa kundër anijeve Exocet. Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias nënshkroi......

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë. Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të jetë i paqëndrueshëm duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 87 lekë dhe është......

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat
Shqipëria zhvilloi këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare me BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë,......