Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 13:44

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative

Nga Diamila Leka

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati,

Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të subjekteve, Inspektoriati i Punës ka kryer rreth 714 inspektime në subjekte të caktuara.

Nga ana tjetër, në kuadër të fushatës anti-informalitet, fokus kanë dhe inspektimet këshilluese ku Inspektorati i Punës ka kryer inspektime këshilluese 108. Por për t’u ndaluar në ankesat e t rajtuara, në mars janë trajtuar 61 në total.

Por cilat janë masat administrative që janë ndërmarrë nga ky institucion?

Referuar të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, gjatë muajit që lamë pas janë marrë 25 masa administrative në 42% të subjekteve. Por më konkretisht, janë ndërmarrë 63 masa urgjente për pezullim për marrëdhënie pune dhesiguri në punë ose 21 %. Ndërsa paralajmërimet zënë numrin më të madh, ku numërohen 216  të cilat janë paralajmërime që u janë bërë subjekteve ose 72%. Dhe rreth 6.3% janë gjoba ose 19 të tilla.

Por cili lloji i bizneset rezulton me më shumë masa administrative?

Në të njëjta të dhëna, sipas llojit të aktivitetit, rezulton se masat për pezullim, paralajmërim apo gjobë, janë marrë më së shumti në aktivitetin “Ndërmarrje prodhuese”, me 24%, në aktivitetin “Tregti HBR” me 28% dhe ndë sektorin e ndërtimit me 25% të masave të marra.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat