Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 12:04

Albpetrol nxjerr 10 600 ton naftë - Të dhënat për janar-mars 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike

Nga Ola Mitre

Albpetrol nxjerr 10 600 ton naftë - Të dhënat për janar-mars

Rreth 10 600 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 3 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike. Aktualisht, Albpetrol prodhon naftë nga 5 vendburime ranore apo gëlqerore e më konkretisht në vendburimet: Kuçovë, Patos, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul dhe Amonicë.

Vendburimi më i madh është ai Gorisht – Kocul, ku të paktën në 10 vitet e fundit është nxjerrë sasia më e madhe e naftës. Për vitin 2025 sasia e naftës së nxjerrë nga ky vendburim ka arritur në 4716 ton. Pas tij vjen vendburimi i Kuçovës, me rreth 2509 ton dhe Cakran – Mollaj me 2155 ton.

Sa i takon vitit të kaluar, kompania publike e mbylli vitin 2024 me rreth 70 250 ton naftë të prodhuar, një sasi thuajse e njëjtë në raport me 2 vitet e fundit. Pas 2020-ës që ishte një vit pandemik sasia e prodhuar ka shënuar një tendencë në rritje, për të mbajtur thuajse të njëjtat nivele në periudhën 2022 – 2024.

Gjithsesi, këto nuk janë vitet më të mirë në drejtim të nxjerrjes së arit të zi nga Albpetrol në 10 vitet e fundit, duke qenë se në periudhën 2017 – 2019 sasia e nxjerrë ka qenë më e madhe.

Në Shqipëri janë shpuar gjithësej 6 799 puse, ndërsa aktualisht shoqëria Albpetrol administron rreth 1202 puse aktive nafte, me një prodhim ditor rreth 206 ton.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat