Kalimi i pronësisë, sa para’ paguan shqiptarët? - Tatimi 15% “lë në vend” shit-blerjet e pasurive të paluajtshme
Tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2024 është shoqëruar me luhatje të vazhdueshme për shkak se shumë transaksione nuk u finalizuan në kohë në pritje të procesit të rivlerësimit.
Dhe pavarësisht rritjes së përgjithshme të çmimit të pronave, kryesisht në kryeqytet dhe bregdet, dhe si rrjedhim edhe transaksioneve të kryera, tatimi i paguar nga ana e qytetarëve shqiptarë për kalimin e pronësisë ka pasur vetëm një rritje të lehtë, thuajse të pandjeshme, gjatë 2024 në raport me një vit më parë.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregojnë se të ardhurat e vjelura nga tatimi mbi shitjen e pronës përgjatë viti 2024 regjistrohen në rreth 5.5 miliardë lekë apo 55 milionë euro, dhe në raport me vitin 2023 ka një rritje të lehtë me vetëm 1.6%
Një ndër arsyet që ka ndikuar në këtë ecuri ka qenë procesi i rivlerësimit, ku shumë qytetarë pritën që të miratohej iniciativa e qeverisë e cila synonte që të kryhej rivlerësimi i pronave me 5 për qind. Por qeveria vendosi që ajo të shtyhej për pas zgjedhjeve dhe pasi të përfundonte përcaktimi i çmimeve të reja të referencës në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet, i cili mban edhe peshën më të lartë të transaksioneve, duke i përafruar ato me vlerën e tregut, ka bërë që tatimi i paguar nga qytetarët të jetë më i ulët.
Sipas ligjit në fuqi për tatimi mbi të ardhurat, fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore, tatohet me normën 15% .
Pra e thënë ndryshe qytetarët shqiptarë për çdo shitje të një banese, ambienti komercial apo pasurie të paluajtshme tokë, paguajnë tatim 15 për qind, të diferencës ndërmjet vlerës në blerje të pasurisë dhe vlerës së saj në shitje, apo çmimit referencë në rastet kur është ndërtim i ri dhe çmimit real në shitje.
Nëse një apartament është blerë apo rivlerësuar në vlerën 60 mijë euro dhe shitet në vlerën 100 mijë euro, shitësi paguan 15 për qind të diferencës prej 40 mijë euro, apo 6 mijë euro. Po ashtu, informaliteti në deklarimin e çmimeve të shitjes është një tjetër arsye e kësaj perfomance.
Ndërkohë disa nga partitë politike në programet e tyre ekonomike kanë parashikuar ulje të tatimit mbi kalimin e pronësisë nga 2-7 %, iniciativë që nëse do të vihej në jetë, do t’i jepte një hov tjetër transaksioneve dhe do të rriste formalizimin në këtë sektor.
Sondazh

Ligji për statusin e ushtarakut/ Vengu: Paga të nivelit të NATO-s brenda 4 viteve të ardhshme!
Gjatë takimit që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, Vengu......

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin energjetik” - Dhoma Amerikane në Kosovë kërkon zgjatjen e afatit për liberalizimin e tregut
Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon rishqyrtimin e liberalizimit të tregut të energjisë për vitin 2025. Sipas saj, Kosova ende nuk është e përgatitur......

BE “lëshon” fondet e para për Shqipërinë: 922 mln euro nga Plani i Rritjes i Ekonomike deri në 2027. Pagesat, 2 herë në vit
Shqipëria është vendi i dytë, të cilit i hapet rruga për të përfituar financimet e para nga Plani i Rritjes Ekonomike. Pas përgatitjes së suksesshme të......

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - “Shkarkohen” detyrimet për investime, ulet barra e vendimeve gjyqësore
Viti 2024 është mbyllur me një rënie të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Stoku i detyrimeve të......

Financimet nga Plani i Rritjes, Edi Rama: Plotësuam kushtet e BE. “Shenjë e qartë që po ecim me ritme të shpejta drejt anëtarësimit”
Kryemininistri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale. Kreu i Qeverisë në fjalëën e tij tha se komisionerja......

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane - Nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë, pjesë e rrjetit edhe Tirana
Dhjetra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një propozim i sapo shpallur nga......

Biznes, politikë dhe pasiguri, tregjet në luhatje të mëdha - Musk, Bezos dhe Zuckerberg, pasuria zhvlerësohet me 209 mld dollarë
Miliarderët e gjigantëve të teknologjisë, si Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, që mbështetën Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, po......

Rritje e lehtë e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë......