Kosova Postuar më 25 Mars 2025, 10:49

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin energjetik” - Dhoma Amerikane në Kosovë kërkon zgjatjen e afatit për liberalizimin e tregut

Nga Kristi Ceta

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin

Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon rishqyrtimin e liberalizimit të tregut të energjisë për vitin 2025. Sipas saj, Kosova ende nuk është e përgatitur për këtë ndryshim, ndërsa bizneset hqetësohen për rritjen e kostove.

Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga politikëbërësit që të rishqyrtojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, të planifikuar për vitin 2025.

Oda Amerikane ka thënë se e mbështet plotësisht një treg të hapur dhe konkurrues të energjisë, por kushtet aktuale tregojnë se Kosova ende nuk është e përgatitur për këtë tranzicion.

“Pavarësisht ekzistencës së 19 furnizuesve të licencuar, vetëm një është aktualisht funksional, duke krijuar një pozicion monopolist “de facto” që kufizon konkurrencën. Bizneset janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e kostove të energjisë, me 80% të kompanive të anketuara që presin rritje të konsiderueshme të kostove. Këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrencën e tyre”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej, Oda Amerikane thekson se ndryshe nga homologët rajonalë, Kosova nuk ka siguruar konkurrencë të mjaftueshme me furnizuesit përpara se të zbatojë liberalizimin e tregut, duke i lënë bizneset me opsione të kufizuara dhe pasiguri të shtuar.

Për më tepër, sipas tyre afati i shkurtër kohor i zbatimit, i paraprirë nga fushata të paqarta informacioni, nuk i lejon bizneset të përgatiten në mënyrë adekuate.

“Pasiguria e investimeve është një tjetër çështje urgjente, pasi 70% e kompanive kanë frikë se rritja e kostove të energjisë do të ndikojë negativisht në planet e tyre afatgjata të investimeve dhe zgjerimit. Ndërsa investimi në energjinë e rinovueshme njihet gjerësisht si një zgjidhje potenciale afatgjatë, bizneset pranojnë se investime të tilla kërkojnë kohë dhe nuk mund të zbatohen para 1 qershorit 2025”, thuhet mes tjerash në reagim.

Shumë biznese raportojnë mungesë informacioni në lidhje me furnitorët e disponueshëm dhe procesin e tranzicionit, duke e bërë të vështirë marrjen e vendimeve të informuara.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video