Shqipëria Postuar më 25 Mars 2025, 10:05

Financimet nga Plani i Rritjes, Edi Rama: Plotësuam kushtet e BE. “Shenjë e qartë që po ecim me ritme të shpejta drejt anëtarësimit”

Nga Ernilda Luzi

Financimet nga Plani i Rritjes, Edi Rama: Plotësuam kushtet e BE.

Kryemininistri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale. Kreu i Qeverisë në fjalëën e tij tha se komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka deklauar që përgëzon Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit nga Plani i Ri i Rritjes.

"Kemi një të re shumë pozitive, Komisionerja për zgjerim, Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes. Shpejtësia në planin e financimit do të thotë përmbushje e detyrave, sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 mln euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat dhe 34 mln euro kalojnë përmes Fondit të Investimeve të Ballkanit për infrastrukturën. Kështu që besoj se kjo është tjetër shenjë e qartë e faktit se jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar për t’u anëtarësuar në BE".

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama theksoi se në momentin që Shqipëria do të anëtarësohet në BE, do të pëfitojmë një fond prej 1 miliard euro në vit.

“Në kohën e sotme ne na duhet BE, por edhe ne i duhemi BE-së, Shqipëria dhe Rajoni, për të krijuar një kompaktësi dhe një perimetër sigurie, që ne kemi një përfitim të jashtëzakonshëm. Në momentin që do të anëtarësohemi, do të përfitojmë fonde 1 miliardë euro në vit. Në 10 vite kemi marrë diçka më shumë se 1 miliard, çfarë kemi marrë në 10 vite do ta marrim vit për vit me hyrjen në BE”.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat