Ligji për statusin e ushtarakut/ Vengu: Paga të nivelit të NATO-s brenda 4 viteve të ardhshme!
Gjatë takimit që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, Vengu vlerësoi me shumë rëndësi gjithpërfshirjen e të gjithë aktorëve të këtij sektori, në procesin e ndryshimeve ligjore për statusin e ushtarakut, që siç tha ai, “ka në fokus forcimin e FA, modernizimin e tij dhe rritjen e investimeve në kapitalin njerëzor”.
Ai shoti gjithashtu se “në 4 vitet e ardhshme synojmë të arrijmë pagën mesatare të NATO-s, për Forcat e Armatosura”.
“Ne synojmë të krijojmë instrumente që i bëjnë të rinjtë të rrisin interesin për FA. Përmes ndryshimeve ligjore synojmë mbështetjen financiare për ushtarakët gjatë ushtrimit të detyrës, mbështetjen financiare dhe sociale për familjet e ushtarakëve dhe mbështetje për ushtarakët pas përfundimit të karrierës së tyre”, theksoi ministri.
“Rritja e kapaciteteve, modernizimi i forcave, industria ushtarake të gjitha këto procese nuk mund të realizohen dhe konkretizohen me sukses nëse ne nuk investojmë te kapitali njerëzor si një shtyllë kryesore që e ka në fokus qeveria”, u shpreh ai.
“Krahasuar me 10 vite më parë ne kemi pesëfishuar rekrutimet. Në Akademinë FA kemi 1100 aplikime për 100 të rekrutuar. Gjithashtu pagat janë rritur ndjeshëm. Kishim pagat më të ulëta në Rajon tani kemi pagat më të larta në Rajon dhe synimi është të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s”, tha Vengu.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin energjetik” - Dhoma Amerikane në Kosovë kërkon zgjatjen e afatit për liberalizimin e tregut
Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon rishqyrtimin e liberalizimit të tregut të energjisë për vitin 2025. Sipas saj, Kosova ende nuk është e përgatitur......

BE “lëshon” fondet e para për Shqipërinë: 922 mln euro nga Plani i Rritjes i Ekonomike deri në 2027. Pagesat, 2 herë në vit
Shqipëria është vendi i dytë, të cilit i hapet rruga për të përfituar financimet e para nga Plani i Rritjes Ekonomike. Pas përgatitjes së suksesshme të......

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - “Shkarkohen” detyrimet për investime, ulet barra e vendimeve gjyqësore
Viti 2024 është mbyllur me një rënie të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Stoku i detyrimeve të......

Financimet nga Plani i Rritjes, Edi Rama: Plotësuam kushtet e BE. “Shenjë e qartë që po ecim me ritme të shpejta drejt anëtarësimit”
Kryemininistri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale. Kreu i Qeverisë në fjalëën e tij tha se komisionerja......

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane - Nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë, pjesë e rrjetit edhe Tirana
Dhjetra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një propozim i sapo shpallur nga......

Biznes, politikë dhe pasiguri, tregjet në luhatje të mëdha - Musk, Bezos dhe Zuckerberg, pasuria zhvlerësohet me 209 mld dollarë
Miliarderët e gjigantëve të teknologjisë, si Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, që mbështetën Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, po......

Rritje e lehtë e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë......

Pallati i Sportit në Gjirokastër kthehet në një qendër moderne për të rinjtë dhe sportin
Dikur një godinë e amortizuar, sot një vatër moderne sportive për të rinjtë e gjithë Shqipërisë. Pallati i Sportit në Gjirokastër është transformuar......