Shqipëria Postuar më 25 Mars 2025, 10:14

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - “Shkarkohen” detyrimet për investime, ulet barra e vendimeve gjyqësore

Nga Elisabeta Dosku

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve -

Viti 2024 është mbyllur me një rënie të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Stoku i detyrimeve të prapambetura ka arritur në total në 7. 3 miliardë lekë apo rreth 73 milionë euro në dhjetor 2024, duke regjistruar një rënie me 3.2 miliardë lekë apo 32 milionë euro në raport me Shtator 2024.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë  gjithashtu se stoku i detyrimeve është edhe më i ulët në raport me Dhjetorin 2023, me rreth 0.5 miliardë lekë.

Në totalin e borxhit të mbetur deri në Dhjetor 2024,  qeveria qendrore zë 2.7 miliardë  lekë ndërsa pushteti vendor afro 3.3  miliardë lekë.  Ajo që vihet re është që qeveria qendrore ka ulur ndjeshëm stokun në 3 mujorin e fundit të vitit me 4.3  miliardë lekë, ndërsa pushteti lokal  ka shlyer vetëm 0.3 miliardë lekë në raport me shtatorin 2024.

Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambetura, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 2 miliardë lekëve, por ajo që vihet re është se në këtë zë ka qenë edhe shlyerja më e madhe për këtë periudhë, me afro 3 miliardë lekë të shlyera vetëm në 3 muaj.

Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve arrin në 1.3 miliardë lekë dhe ka ardhur në rënie në raport me shtatorin me rreth 1.1 miliardë lekë. Kategoria “ të tjera” zë afro 1,3 miliardë lekë  të totalit të detyrimeve.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat