Scan Life Postuar më 25 Mars 2025, 10:39

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane - Nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë, pjesë e rrjetit edhe Tirana

Nga SCAN TV

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane - Nga

Dhjetra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një propozim i sapo shpallur nga një institut me bazë në Kopenhagë, publikuar së fundi në Euronews, ka një plan shumë më ambicioz për lidhjet hekurudhore të kontinentit.

I quajtur Starline 21 projekti parashikon një rrjet hekurudhor të shpejtësisë së lartë në mbarë Evropën, duke shpresuar të rishpikë infrastrukturën hekurudhore të "fragmentuar, të pabarabartë, shpesh të ngadaltë" të kontinentit. “Një sistem hekurudhor i integruar me të vërtetë nuk është më vetëm një çështje komoditeti; është një domosdoshmëri strategjike për qëndrueshmërinë e Evropës në shekullin e 21-të,” thekson grupi i ekspertëve.

“I projektuar si një sistem metroje, [Starline] ndryshon mënyrën se si evropianët e perceptojnë kontinentin e tyre - jo si një koleksion kryeqytetesh të largëta, por si një rrjet i vetëm, me lëvizje të shpejtë, ku çdo lidhje, qoftë për njerëzit apo mallrat, është e lehtë për t'u arritur. Starline 21 synon që rrjeti të funksionojë deri në vitin 2040. Rrjeti i Evropës së shekullit 21-të projektohet në një gjatësi prej 22,000 kilometrash dhe planifikon të lidhë 39 destinacione në vendet evropiane, nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë. Pjesë e këtij rrjeti planifikohet të jetë edhe Tirana.

Aktualisht në Europë funksionon Rrjeti Trans-Evropian i Transportit (TEN-T), një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon unifikimin e infrastrukturës në të gjithë kontinentin. Sistemi i ri do të jetë rreth 30 për qind më i shpejtë se udhëtimi rrugor dhe hekurudhor actual. Ai projektohet për shpejtësi 300-400 km/h.

Transporti është një nga sfidat më të mëdha klimatike të Evropës. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2022, sektori kontribuoi me rreth 29 për qind të emetimeve totale të gazeve serrë të BE-së.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat