Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi

Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas.
Peshën më të rëndësishme ndër të ardhurat e veta e zë zëri i taksave të tjera vendore, me afro 138 milionë lekë apo 1.3 milionë euro. Nga tarifa e pastrimit janë mbledhur rreth 85 milionë lekë, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë afro 58 milionë lekë, nga taksa e ndërtesës afro 50 milionë lekë, të ardhura të tjera jo tatimore përbëjnë 30 milionë lekë, ndërsa taksa e tokës bujqësore kontribuuon me afro 19 milionë lekë.
Sa i takon shpenzimeve edhe Berati nuk bën përjashtim nga njësitë e tjera administrative, ku pjesën më të madhe të buxhetit e çon për shpenzime personeli, me rreth 644 milionë lekë apo 6.4 milionë euro në vitin 2024, dhe më rritje në raport me një vit më parë.
Shpenzimet operative nga të ardhurat e veta regjistrohen në 347 milionë lekë, apo rreth 3.4 milionë euro, ndërsa shpenzimet kapitale janë vetëm 242 milion lekë apo 2.4 milionë euro dhe paraqiten me rënie në raport me një vit më parë.
Referuar të dhënave të censit 2023 Bashkia Berat ka rreth 65 mijë banorë.
Të ardhurat e veta për banorë në Bashkinë Berat rezultojnë në 52 euro, duke bërë pjesë në bashkitë me të ardhura mesatare, ndërsa të ardhurat e përgjithshme për banor janë 160 euro, duke u renditur ndër 8 bashkitë me të ardhura më të ulëta.
Totali i shpenzimeve për banor të bashkisë Berat është 182 euro dhe përfshihet në listën e njësive me shpenzimet më të ulëta.
Ndërsa shpenzimet për investime janë vetëm 33 euro për banor.
Pavarësisht këtyre të dhënave bashkia e Beratit ka potenciale të larta për turizëm, i cili ka tendencë zhvillimi gjithëvjetor çka do të kontribuonte në shtim të konsumit, zgjerimit të bizneseve dhe fuqizimin ekonomik të bashkisë.
Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike
2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Në......
Mbi 1 miliard euro për çipet në Gjermani - Kompania amerikane synon zgjerimin e fabrikës në Dresden
Prodhuesi amerikan i çipeve, GlobalFoundries, njoftoi se do të investojë 1.1 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në objektin e tij......
Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? - Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat
16.5 milionë euro do të jetë buxheti shtesë për bujqësinë përgjatë vitit 2026. Qeveria shqiptare synon që përmes mbështetjes në bujqësi, të përmirësohet......
Verërat vendase dominojnë tregun rus - Sanksionet perëndimore detyrojnë Rusinë të mbështetet te prodhimi i vet
Në të kaluarën, raftet e supermarketeve në Rusi dominoheshin nga verërat franceze të Burgundy dhe italiane të Barolo-s, por tani janë të mbushura me një gamë......
Administrata publike arrin në 87,112 punonjës - Projektbuxheti 2026/ Cilat janë institucionet që kanë më shumë staf dhe më pak?
Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës......
Diamanti i rrallë “ndriçon” Gjenevën - “Glowing Rose” mund të shitet në ankand për 20 milionë dollarë
Sotheby’s po përgatitet të prezantojë “Glowing Rose” në Gjenevë, një diamant 10.08 karatësh me ngjyrë rozë, që pritet të arrijë deri në 20 milionë dollarë......
Shqipëria udhëheq rajonin për sigurimin motorik - Rreth 60% e tregut dominohet nga MTPL. Produktet vullnetare mbeten në hije
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......
PBB për frymë, rreth 9,046 euro - Tirana 40% mbi mesataren kombëtare, Veriu dhe Jugu “luftojnë” për zhvillim
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri arriti në 9,046 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet......





