“BOOM” kërkesash për centrale diellore - Dorëzohen 7 aplikime për projekte të mëdhenj me kapacitet total 416.5 MW
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në 2 javët e para të muajit dhjetor janë depozituar 7 aplikime të reja pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri 7 kompanitë kërkojnë të ndërtojnë impiante fotovoltaike me kapacitet total të instaluar prej 416.5 MW, në bashki të ndryshme të vendit.
Më konkretisht, projektet parashikohet të zhvillohen në njësi administrative të bashkive Kolonjë, Fier, Devoll, Dibër dhe Pogradec.
Në rast të finalizimit të procedurave, këto projekte nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.
Ndërkaq, përgjatë këtij vitit numërohen dhjetra aplikime të paraqitur nga kompanitë private. Kapaciteti i parashikuar i instaluar për këto impiante është mbi 240 MW, ndërsa vendndodhja e tyre është e ndryshme nga Fieri, në Kolonjë, në Elbasan, Korçë, Cerrik, etj.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo.
Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa sivjet në prodhim hyri centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaliar 140 MW.
Sondazh

Shqipëria e Kosova, Liderë në Rajon për Transfertat personale - Përgjatë vitit 2023, totali i dërgesave ka arritur në rreth 1.18 mld euro
Përgjatë tre viteve të fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë ndjekur një ecuri të ngjashme në transfertat personale të dërguara. Vitin e kaluar, Shqipëria......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me......

Realizimi i projekteve për interes publik – IKMT njofton shkatërrimin e urës së Babrroit me shpërthim të kontrolluar!
Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe "Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia......

Mbi 52 mijë fermerë marrin para’ cash për naftën - Skualifikohen vetëm 2 mijë aplikime. Fieri kryeson me numrin e përfituesve
Mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin do të marrin para në dorë me qëllim mbulimin e shpenzimeve për naftën që përdorin në bujqësi. Sipas të dhënave nga......

Kosova, 2.7 mld euro ndaj ndryshmeve klimatike - Banka Botërore thekson nevojën për investime në sektorin energjetik
Kosova do të duhet të investojë rreth 2.7 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur njerëzit dhe pronat nga ndikimet e dëmshme dhe......

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat - Krashi: Vlera e masave administrative, rreth 10 milionë euro
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë ndërmarrë një nismë ligjore e cila është depozituar në Kuvend për amnistimin e gjobave për ato familje që kanë......

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vlerësohet midis 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm të botës
Drejtoresha AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është listuar nga "Apolitical" mes 100 drejtuesve publike me te suksesshem në bote, për inovacionin dhe zbatimin e......

Shqipëria rrit kuotat e pjesmarrjes në FMN, Malaj: S’ka ndikim në buxhet
Kuvendi vendosi rritjen e kuotave të pjesmarrjes së Shqipërisë në FMN. Pas hapësirës së krijuar nga Bordi i FMN në dhjetor 2023, kotat rriten me 87 milionë......