Analiza/ Pensionet, nga problematikat tek skenarët për reformimin e saj
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga hedhja në publik e idesë për reformimin e skemës së pensioneve, nuk ka ende një paketë konkrete propozimesh mbi shtyllat, që pritet të ndryshohen. Ajo ç’ka mund të thuhet në këtë pikë të procesit është vetëm, që ndërhyrjet, të cilat pritet të bëhen nuk do të jenë rrënjësore, por arnime në funksion të përmirësimit të skemës aktuale, të tilla si: barazimi i moshës për burrat dhe gratë në 67 vjeç përpara vitit 2056, aplikimi i një skeme të kombinuar (publike dhe private) si edhe pension social (për ata që nuk plotësojnë pragun kontributiv prej 15 vitesh për pension minimal) bazuar në vitet e punës.
Këtë e la të kuptohet edhe Kryeministri Rama, në aktivitetin e zhvilluar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në fillim të muajit shkurt të këtij viti, kur tha se “reformimi i skemës së pensioneve është maratonë nuk është sprint”.
Kryeministri shtoi po ashtu, se krahas indeksimit që bëhet bazuar në normën e inflacionit do të vijohet me politikën e ndarjes së bonuseve një në fundvit dhe një tjetër në pranverë. “Paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve, duam që të bëjmë një akselerim pa prishur në asnjë mënyrë themelet që ka sistemi”, tha Rama.
Problematikat e skemës aktuale
Skema e pensioneve u reformua në 2014-n, ku ndryshoi veç moshës së daljes në pension edhe portofoli i sigurimeve, që duhet të kishte një individ për të përfituar pension të plotë si edhe mënyra e llogaritjes. Në 2025 për të marrë pension të plotë duhen 38 vite e 8 muaj, ndërsa mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç ndërsa për gratë 61 vjeç e 10 muaj. Sipas ligjit mosha e daljes në pension do të barazohet në 67 vjeç në vitin 2056 ndërsa vitet e punës do rriten deri në 40 vjet. Në gjykimin e ekspertëve, rritja e jetëgjatësisë së popullatës, rënia e numrit të lindjeve dhe shkalla e lartë e emigracionit kanë rënduar pozitat e skemës së pensioneve.
“Problemet e pensioneve, veçanërisht financimi i tyre, janë një vatër e nxehtë në të gjithë vendet e botës, kjo edhe si rrjedhojë e rritjes së jetëgjatësisë së popullatës, rënies së ritmeve të lindjeve dhe emigracionit masiv nga radhët e të rinjve”, tha eksperti i Sigurimeve Shoqërore Naim Hasa.
Në analizën për vitin që lamë pas, Instituti i Sigurimeve Shoqërore vë në dukje se numri i kontributorëve është rritur me 2 për qind. Kjo edhe në sajë të aksionit anti-informalitet, që u ndërmor në fund të 2024-s. Megjithatë, raporti kontribues-pensionistë vijon të jetë tejet i brishtë. Janë 844 mijë të punësuar që “ushqejnë” skemën me 721,398 pensionistë, ç’ka do të thotë se raporti qëndron 1.16 me 1. Pra 1.16 të punësuar kontribuojnë për një pensionistë. Sa u takon të ardhurave, në 2024 u realizuan në masën 139.4 miliardë lekë ose 102 për qind, me një tejkalim prej 2 miliardë lekë, në krahasim me planin. Përpos kësaj, “deficiti aktual i sistemit të pensioneve është i lartë. Krahas kësaj, shkalla shumë e ulët e zëvendësimit (pension mesatar përkundrejt pagës mestare) ka zbritur në 35 për qind nga 75 për qind që është e përcaktuar në ligj”, vë në dukje Hasa.
Për vitin 2024 paga mesatare bruto për sektorin publik arriti në 83 401 lekë ndërsa për sektorin privat paga mestare bruto në 3 mujorin e fundit të 2024-s u raportua 76 mijë lekë nga Instat.
Skenarët për ndryshimin e skemës
Por cilët janë skenarët e parashtruar deri më tani për amortizimin e problematikave të shfaqura në 10 vjeçarin e fundit dhe dhe më e rëndësishmja: do të synohet zbutja e deficitit apo rritja e pensioneve?
“Në bashkëpunim me Bankën Botërore, po punohet për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore në funksion të perspektives afatgjatë të sistemit dhe në funksion të ndryshimeve demografike, duke patur në qëndër të vëmendjes rritjen e të ardhurave te pensionistëve”, tha kreu i ISSH, Hado në analizën vjetore të institucionit. Për përfaqësuesit e BB, ka ardhur koha për përfshirjen e kolonës private të pensioneve. “Pensionet private duhet të kenë patjetër rol plotësues, të jenë shtesë”, tha Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Xiaoqing Yu. Përveç jetësimit të kolonës së dytë, është propozuar po ashtu përshpejtimi i vënies në zbatim të rritjes së moshës për të dal në pension, pra të mos jetë viti 2056 kur do të ketë një barazim të tyre, por më herët.
Gjithashtu, pensioni social të llogaritet bazuar në periudhën kontributive që ka gjithësecili si edhe të mos ketë indeksim për pensionet suplementare.
Çfarë propozojnë ekspertët?
Përfshirja e kolonës private të pensioneve është një kërkesë e shprehur herët edhe nga ekspertët. “Duke vazhduar me modelin ekzistues shtetëror, rrezikojmë të përballemi me të njëjtat rezultate të pamjaftueshme, që kemi parë deri më tani. Zhvillimi dhe forcimi i skemave private të pensioneve përbën një alternativë të domosdoshme për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për pensionistët, duke lehtësuar njëkohësisht barrën mbi buxhetin shtetëror”, thotë Hasa.
“Mendoj së skemës aktuale i duhet shtuar shtylla 2: e detyrueshme por që funksionon si fond pensioni. Edhe dalja e parakohshme në pension mund të rishikohet, siç është propozimi i bërë në dokumentin e Bankës Botërore. Skema e tretë mund të zgjerohet, jo thjesht me incentivat për investimet në fondet private, por të njihen edhe llogari kursimi për pension, me të njejtat privilegje si investimi në skemat private”, parashtron eksperti i ekonomisë Prof.Selami Xhepa.
Një tjetër ndërhyrje e propozuar është edhe ajo për ngushtimin e diferencave të krijuara në masën e përfitimit, ndërmjet pensioneve të lidhura para 2015 dhe atyre të lidhura nga 2015 e në vijim. Sepse ka ndodhur që edhe pse janë në të njejtat kushte, masa e pensionit është e ndryshme. Kjo u vu në dukje edhe nga Kryeministri Rama, që shprehu nevojën për adresimin e kësaj problematike.
Skema e reformuar në 2015-n hoqi edhe konceptin e rritjes së mirëfilltë, duke mundësuar për pensionistët bazuar në normën e inflacionit. Kjo ka sjellë në këto 10 vitet e fundit një shtesë modeste që ka variuar 2 deri në 3 për qind mbi masën e pensionit, me përjashtim të periudhës së pandemisë ku norma e inflacionit shkoi në 8 për qind dhe Qeveria vendosi të aplikojë dy indeksime në harkun e një viti.
“Mënyra e duhur do të ishte që 50% e pensionit të indeksohet me indeksin e rritjes së çmimeve të shportës së pensionistëve dhe 50% me indeksin e rritjes së pagave mbi të cilat janë derdhur kontributet”, thotë Hasa.
Premtimet parazgjedhore nga maxhoranca dhe opozita
Niveli i kontributeve të sigurimeve shoqërore aktualisht është 24.5 për qind, nga të cilat 21.6 për qind shkojnë për fondin e pensioneve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk e ka publikuar ende raportin për vitin 2024, por nga të dhënat e bëra publike nga institucionet gjatë shpërndarjes së bonusit të pranverës, gjithsej janë 730 430 pensionistë, nga të cilët 520 443 pensionistë në qytet dhe fshat kanë një masë përfitimi më të ulët se 20 mijë lekë në muaj. Ndërsa, për pjesën tjetër, 209 987 pensionistë masa e përfitimit është mbi 20 mijë lekë.
Pensioni i pleqërisë minimal urban në vitin 2024 rezultoi në vlerë 17, 886 lekë, ndërsa pensioni i pleqërisë minimal rural 12,248 lekë. Në radhët e pensionistëve janë 58 048 persona, që kanë një masë përfitimi në vlerën e pensionit social, përkatësisht 9,710 lekë në muaj.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, partitë politike kanë shpallur ofertat e tyre që në pjesën dërrmuese, më shumë sesa një zgjidhje të qendrueshme dhe afatgjatë mbeten premtime populiste.
Partia Socialiste ka ravijëzuar idenë e mbështetjes së pensionistëve përmes bonueseve, një në pranverë dhe një në fundvit, ndërsa në çeljen e fushatës Kryeministri Rama tha se deri në 2030 “pensioni mesatar do të jetë 400 euro ndërsa pensioni minimal do të jetë 200 euro”.
Domosdoshmëria e miratimit të minimumit jetik është artikuluar më herët edhe nga Partia Demokratike.
“Do japim për çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Pensionet mbi këtë shifër, do të ketë një rritje prej 20%”, ka deklaruar kryetari i kësaj force politike. Berisha gjithashtu premtoi se çdo pensionist do të ketë një kartë konsumatori që do t’u mundësojë kthimin e TVSH-së për produktet ushqimore, duke ofruar një kursim rreth 450 euro në vit
“Mendoj se 200 euro si pension minimal është financiarisht i kushtueshëm, por i domosdoshëm dhe besoj i mundshëm”, shprehet Prof.Xhepa.
Pensionistët janë në fokus edhe të partive të tjera, siç janë “Mundësia, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” të cilat po ashtu kanë shprehur nevojën për rritjen e përfitimit për këtë kategori në nivelin e minimumit jetik të përcaktuar më herët nga Avokati i Popullit në vlerën e rreth 200 eurove.
Sondazh

Apple tejkalon pritshmëritë e shitjeve - Por, sfidat tarifore dhe konkurrenca në Kinë shqetësojnë kompaninë
Apple raportoi rezultate që tejkaluan me një diferencë të vogël pritshmëritë e Wall Street, ndërsa konsumatorët u furnizuan me iPhone, mes frikës së taksave......

Llogaritja Kuantike dhe AI janë e ardhmja - Nëse bashkohen do të revolucionarizojnë mënyrën si funksionon bota
Llogaritja kuantike dhe inteligjenca artificiale (AI) janë dy nga teknologjitë më transformuese të kohës që po jetojmë sot. Të ndara, secila ofron përparime......

Gjykata anulon “pasaportat e arta” të Maltës - “Nuk mund të fitohet shtetësia me një transaksion të thjeshtë tregtar”
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që skema e Maltës për të dhënë “pasaportat e arta” shkel ligjin e BE-së, në një vendim historik që synon ta......

14 incidente kibernetike në 3 muaj - AKSK: Sulmet për kompromentim të aplikacioneve, më të shpeshtat
Në 3 muajt e parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar dhe menaxhuar gjithsej 14 incidente kibernetike, duke ndërmarrë......

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u përdorën për likujdimin e faturave të energjisë dhe klientët në nevojë
Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar rritje me 39 mln lekë në raport me një vit më parë. Sipas të......

“Presim rritje të çmimeve në vijim” - BSH: Konsumatorët, “pesimistë” për situatën ekonomike. Besimi në shërbime, me rritje
Pas një përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rënies që përjetoi edhe në fillim të vitit. Sipas raportit të......

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i rëndësishëm, zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave”
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Pas takimit, ambasadori u......

Kina, gati për bisedime me SHBA-në - Por, tarifat e larta të Trump mbeten një pengesë
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Pekini po vlerëson qasje të shumta nga administrata Trump për bisedime tregtare. Megjithatë, në një deklaratë të......