Shqipëria Postuar më 2 Maj 2025, 13:57

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u përdorën për likujdimin e faturave të energjisë dhe klientët në nevojë

Nga Ola Mitre

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar rritje me 39 mln lekë në raport me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit paratë u shpërndanë për 14 shoqëritë rajonale të krijuara, si dhe për ujësjellësin e Tiranës dhe Vorës, duke lënë pa subvencione vetëm ujësjellësin e Kamzës. 

Shpërndarja për vitin 2024 u bë sipas një udhëzimi të ri, që përcaktoi se subvencionet që përfitojnë shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve nga shteti do të duhej të përdoreshin për likujdimin e faturave të energjisë elektrike dhe kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë.

Kjo, ndryshe nga viti i kaluar ku prioritet ishte likujdimi i detyrimeve emergjente, të cilat pengonin veprimtarinë normale të shoqërisë. Përveç energjisë elektrike, këtu përfshihej dhe likujdimi i detyrimeve të prapambetura për sigurimet shoqërore apo pagat e punonjësve.

Ndërkaq, kompensimi i sasisë minimale të ujit për familjet në nevojë u përfshi për herë të parë në udhëzim, duke specifikuar se për këto kategori zbritet nga fatura vlera për 5 m³/muaj ujë. Për të përfituar subvencion për likujdimin e faturave të energjisë elektrike, prioritet kishin shoqëritë që kanë mbi 75% të prodhimit me ngritje mekanike.

Sipas ERRU-së, ky kriter është zbatuar për të subvencionuar Shoqëritë Rajonale: Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Shkodër dhe Vlorë.

Referuar vlerës totale të subvencioneve për vitin 2024 rezulton se 91.2% janë shpërndarë për kostot e energjisë elektrike dhe vetëm 8.8% janë shpërndarë për shtresat në nevojë.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat