“Presim rritje të çmimeve në vijim” - BSH: Konsumatorët, “pesimistë” për situatën ekonomike. Besimi në shërbime, me rritje
Pas një përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rënies që përjetoi edhe në fillim të vitit. Sipas raportit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në muajin prill, me industrinë që pati ndikimin më të madh në këtë rënie, ndërsa besimi në sektorin e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistroi një rritje të lehtë.
Konkretisht, besimi në industri ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, si rrjedhojë e vlerësimeve të përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet. Niveli i këtij treguesi zbriti nën mesataren historike. Bizneset e këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie në të ardhmen.
Ndërkohë, edhe besimi i konsumatorëve në ekonomi ka rënë me 1.3 pikë përqindje. Megjithatë, ndryshe nga industria, niveli i tij aktual mbetet mbi mesataren historike. Kjo rënie e besimit të konsumatorëve në ekonomi erdhi për shkak të pritjeve negative për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Gjithashtu, pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.
Nga ana tjetër, besimi në ndërtim u rrit për të dytin muaj me radhë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale.
Treguesi i besimit në shërbime qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Ndër arsyet e kësaj rritjeje mund të jetë edhe afrimi i sezonit veror, ku bizneset në sektorin e shërbimeve kanë dhe fitimin më të madh.
Ndërsa për sa i përket besimit në tregti, ai ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste për punësimin në vijim.
Për të tre këta sektorë, ndërtimin, shërbimet dhe tregtinë, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.
Sondazh

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i rëndësishëm, zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave”
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Pas takimit, ambasadori u......

Kina, gati për bisedime me SHBA-në - Por, tarifat e larta të Trump mbeten një pengesë
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Pekini po vlerëson qasje të shumta nga administrata Trump për bisedime tregtare. Megjithatë, në një deklaratë të......

Industria e turizmit në SHBA, në rënie të lirë - Rrezikon një deficit tregtar udhëtimesh për herë të parë këtë shekull
Industria e udhëtimeve dhe turizmit, që përbën rreth 3% të PBB-së së Shteteve të Bashkuara, ka qenë prej kohësh një nga sektorët më të fuqishëm të ekonomisë,......

Në Francë, zgjidh trenin para avionit - Transporti hekurudhor, deri në 2-fish më i shpejtë se fluturimet ndërqytetase
Udhëtimi me tren është më i shpejtë se fluturimi për lëvizje të shkurtra brenda Francës, sipas një analize të re. Në vitin 2023, Franca vendosi një ndalim......

"230 milionë euro subvencione për fermerët" - Berisha: Do rrisim buxhetin për bujqësinë, vendosim kartën e konsumatorit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerë në zonën e Dimalit në Berat, prezantoi programin e PD-ASHM për bujqësinë, duke......

Dogana Shqiptare dhe e BE, një e vetme - Si përfiton Shqipëria? OLAF të drejtë për hetime të befta
Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së, “Doganat” , i cili synon të mbështesë bashkimin doganor dhe autoritetet doganore, që të punojnë......

Shteti paguan 70% për panelet e ngrohjes së ujit - Mbyllen aplikimet. Nga 3953 kërkesa, 2000 prej tyre u shpallën fitues
3953 aplikime u paraqitën pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimit në masën 70% të paneleve diellore për......

Italia ofron energji falas për 6 orë - Impiantet diellore, përgjegjëse për uljen e ndjeshme të çmimeve
Në një ditë festive me konsum të ulët dhe prodhim të shkëlqyer fotovoltaik, tregu italian i energjisë elektrike regjistroi për herë të parë në histori çmime......