Shqipëria Postuar më 2 Maj 2025, 13:53

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i rëndësishëm, zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave”

Nga Diamila Leka

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Pas takimit, ambasadori u deklaroi gazetarëve se zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme.

"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Theksoj se 11 maji është shumë i rëndësishëm, janë zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave. Vota e Diasporës është një process transparent dhe KQZ ka bërë një punë të mirë."

Ndërsa kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, e ka cilësuar rezultativ takimin e zhvilluar me ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Ishte një takim për të dhënë informacion për përgatitjen e zgjedhjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje dhe nga delegacioni i BE që do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve, Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit ndaj duhet që të gjitha institucionet dhe partitë të reflektojnë përgjegjësinë e tyre për zgjedhje me integritet.”

Sa i përket zarfeve zgjedhore, kryekomisioneri deklaron datën se deri kur do duhet ti mbajë kompania postare.

“DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.”

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat