14 incidente kibernetike në 3 muaj - AKSK: Sulmet për kompromentim të aplikacioneve, më të shpeshtat
Në 3 muajt e parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar dhe menaxhuar gjithsej 14 incidente kibernetike, duke ndërmarrë masa konkrete për neutralizimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike.
Shumica e incidenteve lidhen me kompromentimin e aplikacioneve. Konkretisht, 6 raste rezultojnë të jenë sulme që synojnë aplikacione që ofrojnë shërbime, duke rrezikuar funksionalitetin dhe sigurinë e tyre.
Ndërkohë, janë zbuluar 4 raste të Spear Phishing, të cilat përfshijnë përpjekje të targetuara për të mashtruar përdorues specifikë dhe për të fituar akses të paautorizuar përmes komunikimeve të personalizuara. Vetëm 1 sulm është identifikuar si DDoS, për mbingarkesë të sistemeve dhe ndërprerje të funksionimit të shërbimeve. Pra, DDoS është një sulm në rrjet, synimi i të cilës është që një website ose rrjet të shkëputet për një periudhë kohore, duke e ngarkuar me trafik të tepërt dhe duke e bërë shërbimin e tij të padisponueshëm.
Nga ana tjetër, sulme të tipit Ransomware, Shfrytëzimi i dobësive të njohura në sisteme për të depërtuar ose manipuluar funksionimin e tyre, Reconnaissance dhe Full Scanning janë me nga 1 rast secila. Ransomware është enkriptim i të dhënave me qëllim përfitimi financiar përmes shpërblimit. E thënë ndryshe, Ransomware përfshin një lloj programi (malware) që kodon skedarët dhe i mban peng ato derisa individët të japin informacione sensitive ose t'i paguhet një shpërblim sulmuesit.
Reconnaissance dhe Full Scanning janë veprimtari zbuluese ndaj gjithë infrastrukturës, me synim identifikimin e dobësive në arkitekturën digjitale të institucionit.
Gjatë vitit që lamë pas, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka identifikuar, trajtuar dhe menaxhuar 32 incidente kibernetike, më pak se në 2023.
Sondazh

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u përdorën për likujdimin e faturave të energjisë dhe klientët në nevojë
Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar rritje me 39 mln lekë në raport me një vit më parë. Sipas të......

“Presim rritje të çmimeve në vijim” - BSH: Konsumatorët, “pesimistë” për situatën ekonomike. Besimi në shërbime, me rritje
Pas një përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rënies që përjetoi edhe në fillim të vitit. Sipas raportit të......

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i rëndësishëm, zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave”
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Pas takimit, ambasadori u......

Kina, gati për bisedime me SHBA-në - Por, tarifat e larta të Trump mbeten një pengesë
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Pekini po vlerëson qasje të shumta nga administrata Trump për bisedime tregtare. Megjithatë, në një deklaratë të......

Industria e turizmit në SHBA, në rënie të lirë - Rrezikon një deficit tregtar udhëtimesh për herë të parë këtë shekull
Industria e udhëtimeve dhe turizmit, që përbën rreth 3% të PBB-së së Shteteve të Bashkuara, ka qenë prej kohësh një nga sektorët më të fuqishëm të ekonomisë,......

Në Francë, zgjidh trenin para avionit - Transporti hekurudhor, deri në 2-fish më i shpejtë se fluturimet ndërqytetase
Udhëtimi me tren është më i shpejtë se fluturimi për lëvizje të shkurtra brenda Francës, sipas një analize të re. Në vitin 2023, Franca vendosi një ndalim......

"230 milionë euro subvencione për fermerët" - Berisha: Do rrisim buxhetin për bujqësinë, vendosim kartën e konsumatorit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerë në zonën e Dimalit në Berat, prezantoi programin e PD-ASHM për bujqësinë, duke......

Dogana Shqiptare dhe e BE, një e vetme - Si përfiton Shqipëria? OLAF të drejtë për hetime të befta
Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së, “Doganat” , i cili synon të mbështesë bashkimin doganor dhe autoritetet doganore, që të punojnë......