AKMC, thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet - Takime me qarqet që të aplikojnë në projekte me synim të uljes së rrezikut
Shqipëria, sikurse dhe vendet e tjera të Europës, është e ekspozuar ndaj fenomeneve natyrore si reshjet me inensitet të lartë, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe të tjera situate që kërkojnë koordinim dhe reagim të shpejtë. Por çfarë ka realizuar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të përballuar emergjencat apo për t’i parandaluar ato?
“Deri tani janë realizuar takime me prefekturat dhe bashkitë, mbi masat që duhet të marrin brenda territorit të tyre. Ju kemi kërkuar vlerësim të zonave me rrisk ngapërmbytjet, rrëqitjet e tokave dhe orteqeve, bazuar dhe në vlerësimin kombëtar të riskut. Bashkitë më të ekspozuara ndaj këtyre risqeve janë Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Ju kemi kërkuar monitorimin e vazhdueshëm të infrastrukturës kritike me rrezik për përmbytje siç janë digat, rezervuarët, pritat dhe argjinaturat. Ju është kërkuar ngritja e sistemit të paralajmërimit të hershëm për monitorimin dhe njoftimin në kohë të qytetarëve.”
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, thirrja u shkon edhe bashkive të cilat duhet të forcojnë kapacitetet operacionale lokale për reagim dhe përballimin e emergjencave. Ndërsa janë kryer takime me 12 qarqet, por cili ka qenë qëllimi i këtyre takimeve?
“Kemi përfunduar takimet në 12 qarqe dhe vazhdon të mbetet e hapur deri në datë 25 nëntor thirrja për pranimin e projekteve të financuara nga shteti shqiptar nëpërmjet AKMC. Kjo thirrje është një mundësi për bashkitë të aplikojnë në projekte që synojnë uljen e riskut nga fatkeqësitë natyrore, si investimet në diga, infrastrukturësn dhe pajisjet e emergjencave.”
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thekson se koordinimi i strukturave dhe angazhimi i pushtetit lokal janë domosdoshmëri për një reagim efektiv dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Sondazh

Si po fuqizohet ushtarakisht Shqipëria?
Analizë nga Kreshnik KUÇAJ/DATAROOM Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të organizuara në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Objektivi është që deri në......

“Rritja ekonomike do të ngadalësohet!” - KE: Vrulli i turizmit mbaroi. Eksportet e shërbimeve dhe mallrave pritet të zgjerohen
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë përgjatë dy viteve të ardhshme. Ky është parashikimi i Komisionit Evropian për sa i përket......

Reforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë - Minxhozi: Të krijohen dhe skema të tjera sociale, duhet sigurim suplementar
Banka e Shqipërisë mbështet ndërmarrjen e një reforme në skemën e sigurimeve shoqërore, duke marrë në konsideratë deficitin që paraqet sot skema aktuale, por......

Vaji i ullirit, pritet rënie e çmimeve - Parashikimet pozitive për vitin e ardhshëm favorizojnë normalizimin e tregut
Deoleo e Spanjës, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, thotë se një nga momentet më sfiduese në historinë e industrisë duket se po i afrohet......

34 mln euro për rrjetin energjetik - Mali i Zi synon të modernizojë sistemin dhe të rrisë efikasitetin
Mali i Zi synon të investojë 33.8 milionë euro në eficencën energjetike të ndërtesave publike dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë.......

Miratohet në parim pr.buxheti 2025. PD, kundër - Tabaku: Nuk zgjidh rritjen e pensioneve. Braçe: Duhen më shumë fonde për sigurinë kibernetike
Me votat e maxhorancës, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miartoi në parim projektbuxhetin për vitin 2025. Deputetët e opozitës votuan kundër,......

Sa kushton prodhimi i një libri? - Zhvlerësimi i euros ka rritur kostot në Shqipëri kundrejt vendeve të tjera të rajonit
Duke filluar që nga lënda e parë e deri tek kopertina, prodhimi i një libri prej 300 faqesh kushton rreth 1.75 euro. Në një intervistë tek Panairi I Librit......

Kur dhe me çfarë udhëtojnë më shumë shqiptarët? Kryesojnë gushti dhe dhjetori. Preferojnë makinë private për udhëtim
Më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit vitet e fundit, ndërkohë që pas nuk mbeten dhe destinacionet brenda vendit. Bregdeti gjatë......