Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2024, 14:16

Reforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë - Minxhozi: Të krijohen dhe skema të tjera sociale, duhet sigurim suplementar

Nga Ola Mitre

Reforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë -

Banka e Shqipërisë mbështet ndërmarrjen e një reforme në skemën e sigurimeve shoqërore, duke marrë në konsideratë deficitin që paraqet sot skema aktuale, por edhe ndryshimet demografike që kanë adhur nga plakja e popullisë dhe emigracioni i forcës punëtore”.

Gjatë një seance dëgjimore mbi pr.buxhetin 2025 Zv.Guvernatorja e Parë Luljeta Minxhozi paraqiti qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, duke dhënë sugjerimet e institucionit që ajo përfaqëson edhe mbi reformën që duhet të ndërmerret në këtë skemë e që ndikon në të ardhurat e pensionistëve të ardhshëm.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë kërkoi rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore që hartojnë projektet e partneritetit publik privat, duke u ndalur te risqet ligjore e financiare që mund të vijnë si pasojë e parregullsive.   

Minxhozi u ndal edhe te nevoja për hartimin e strategjisë afatmestem të të ardhurave.

Ndërkaq, lidhur me projeksionet që ka qeveria mbi rritjen e të ardhurave, kryesisht nga aksioni për deklarimin real të pagave, Banka e Shqipërisë kërkon vëmendje të vazhduar nga autoritetet fiskale për monitorimin rigoroz të ecurisë së realizimit të të ardhurave, me qëllim identifikimin në kohë të diferencave negative midis nivelit të realizimit dhe planifikimit të tyre.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat