Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2024, 12:41

Sa kushton prodhimi i një libri? - Zhvlerësimi i euros ka rritur kostot në Shqipëri kundrejt vendeve të tjera të rajonit

Nga Hamit Yzeiraj

Sa kushton prodhimi i një libri? - Zhvlerësimi i euros ka rritur

Duke filluar që nga lënda e parë e deri tek kopertina, prodhimi i një libri prej 300 faqesh kushton rreth 1.75 euro.

Në një intervistë tek Panairi I Librit që mbahet në Pallatin e Kongreseve, një prej shtëpive botuese tregon për SCAN TV kriteret nga të cilat varen kostot e prodhimit.

“Nëse flasim për një libër standard bardh e zi, për 1000 kopje ku libri është I përbërë nga 300 faqe, kostoja shkon përafërsisht 1700-1800 euro.” Shprehet Jusuf Saliu nga një shtëpi botuese në Maqedoni.

Zhvlerësimi i euros duket se ka prekur dhe tregun e librave. Në Panair, përveç Shqipërisë, marrin pjesë shtëpi botuese nga 3 vende të tjera të rajonit, që kanë si valutë euron."

Në këtë mënyrë kostoja për të prodhuar një libër në Shqipëri bëhet me e shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit.

“Cmimet varen edhe nga vendet, pasi në Maqedoni llogariten në bazë të euros, ndërsa në Shqipëri çmimet vendosen në bazë të lekut. Në këtë mënyrë tregohet dhe diferenca në bazë raportit që kanë valutat.”

Raporti mes shtëpisë botuese dhe shkrimtarit për ndarjen e fitimit është e varur nga disa faktorë.

Nëse Shkrimtari është një individ me emër në treg raporti i fitimit anon nga ai. Ndërsa, kur shkrimtari është i ri, fitimi më i madh shkon për shtëpinë botuese, e cila bën edhe promovimin.

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat