Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2024, 12:42

Miratohet në parim pr.buxheti 2025. PD, kundër - Tabaku: Nuk zgjidh rritjen e pensioneve. Braçe: Duhen më shumë fonde për sigurinë kibernetike

Nga Ola Mitre

Miratohet në parim pr.buxheti 2025. PD, kundër - Tabaku: Nuk zgjidh

Me votat e maxhorancës, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miartoi në parim projektbuxhetin për vitin 2025.

Deputetët e opozitës votuan kundër, duke theksuar se buxheti i vitit të ardhshëm nuk i jep zgjidhje rritjes së pensioneve, ndonëse kjo kategori është e goditur ndjeshëm nga rritja e çmimeve.

Gjatë diskutimeve, deputetët ranë dakord se reforma në pensione është jetike dhe se ndërmarrja e saj duhet të përshpejtohet.

Ndërkohë që, sa i takon buxhetit të vitit që vjen deputetët e maxhorancës kërkuan rritjen e fondeve për sigurinë kibernetike.

Ndërkaq, ndonëse këtë vit qeveria nuk ka propozuar ndryshime në taksa, u kërkua të zhvillohet dëgjesë me grupet e interesit.

Në ditët në vijim, projektbuxheti do të diskutohet nen për nen, për të kaluar më pas ne seancën maratonë për miratimin e tij.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat