Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2024, 14:18

“Rritja ekonomike do të ngadalësohet!” - KE: Vrulli i turizmit mbaroi. Eksportet e shërbimeve dhe mallrave pritet të zgjerohen

Nga Ledina Elezi

“Rritja ekonomike do të ngadalësohet!” - KE: Vrulli i

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë përgjatë dy viteve të ardhshme. Ky është parashikimi i Komisionit Evropian për sa i përket aktivitetit ekonomik në Shqipëri, ku në raportin më të fundit thekson se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të jetë 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, pasi konsumi familjar dhe shpenzimet publike do të zvogëlohen.

Sipas Komisionit Evropian, rritja e ngadaltë e punësimit do të rëndojë mbi konsumin privat, ndërkohë që rritja e shpenzimeve publike parashikohet të ngadalësohet pas rritjes së ndjeshme të pagave në sektorin publik gjatë viteve 2023-2024. Gjithashtu, pas “boom-it” që përjetoi turizmi në vendin tonë, numri i turistëve do të vijojë të pakësohet në dy vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, eksportet e shërbimeve dhe mallrave shihen me një lente më pozitive, teksa pritet të zgjerohen në 2025 dhe 2026. Kjo perspektivë pozitive vjen si pasojë e rreziqeve në rënie, të lidhura me luhatshmërinë e kursit të këmbimit, rritjen e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar si rrjedhojë e emigracionit dhe një rishfaqje të mundshme të presioneve inflacioniste.

Në vitin 2025, deficiti buxhetor pritet të mbetet në një nivel të ngjashëm përpara se të bjerë lehtë në 2% të PBB-së në vitin 2026. Raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra nën 60% në vitin 2023, mbështetur nga një bilanc primar pozitiv. Raporti i borxhit parashikohet të bjerë në 2024-2026 me një ritëm më të moderuar, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.

Pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni do të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë në 2025-ën. Gjithashtu, nomra e papunësisë do të pësojë ulje, ndërkohë që remitancat, pra flusket e parave që sjellin emigrantët pritet të jenë të qëndrueshme dhe të japin një kontribut të konsiderueshëm në PBB.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...