Ifo ul parashikimin për ekonominë e Gjermaninë - Kërkesa e dobët industriale dhe rreziku i tarifave, ndër faktorët kryesorë
Instituti për Kërkime Ekonomike Ifo me bazë në Mynih ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike për Gjermaninë në raportin e fundit të publikuar.
Instituti tani pret që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë të rritet me vetëm 0.2 përqind këtë vit, një rënie prej 0.2 pikë përqindjeje nga parashikimi i tij i mëparshëm.
Raporti thekson kërkesën e dobët industriale dhe rritjen e konkurrencës globale si sfida kryesore për ekonominë gjermane.
Gjithashtu, pasiguritë politike të brendshme dhe ndërkombëtare paraqesin rreziqe të konsiderueshme për stabilitetin ekonomik. Veçanërisht, shqetësimet po rriten mbi politikat proteksioniste dhe të paparashikueshme ekonomike të Presidentit të SHBA Donald Trump. Nëse SHBA zgjeron tarifat për mallrat evropiane, sektori i eksportit të Gjermanisë mund të përballet me ndërprerje të rënda.
Kreu i Institutit ifo tha në një intervistë se paqëndrueshmëria e shkaktuar nga politikat e SHBA-së është "helm" për ekonominë.
Në të njëjtën ditë, prodhuesi gjerman i makinave Audi njoftoi një marrëveshje me sindikatat e punës për të shkurtuar rreth 7,500 vende pune në Gjermani deri në vitin 2029. Lëvizja është pjesë e strategjisë së kompanisë për të ulur kostot dhe për të rritur konkurrencën.
Në të njëjtën kohë, Audi konfirmoi planet për të investuar tetë miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme në fabrikat gjermane për të nxitur inovacionin teknologjik dhe për të përmirësuar linjat e prodhimit.
Audi nuk është i vetmi prodhues gjerman i makinave që përballet me shkurtime të vendeve të punës. Volkswagen njoftoi më parë planet për të pushuar nga puna 35,000 punonjës në Gjermani, Porsche synon të shkurtojë 1,900 vende pune dhe Mercedes-Benz kërkon të reduktojë mijëra pozicione deri në vitin 2027.
Sondazh

"Blueprint" – Historia e Rrugës së Arbrit. Dokumentari që zbardh të pathënat e një projekti strategjik
Emisioni "Blueprint", cikli i dokumentarëve kushtuar investimeve strategjike në Shqipëri, nisi transmetimin e tij këtë të hënë në 21:00 në SCAN TV, duke i......

“Blini armë evropiane!” - Macron i bën thirrje BE-së të mos investojë në pajisjet amerikane
Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të bindë vendet e BE-së që të ndalojnë blerjen e pajisjeve mbrojtëse të SHBA-së dhe të marrin armë franceze dhe......

Mbi 410 mln lekë për regjistrimin fillestar të pronave - Në 106 zona kadastrale, kryesisht në veri të vendit
Operatori i Blerjeve te Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për regjistrim fillestar për 106 zona kadastrale. Fondi limit i përllogaritur është 410......

Balluku: Abonentët familjarë po paguajnë faturat e energjisë së shkurtit 10.5% më lirë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot përmes një video në rrjetet sociale se aktualisht......

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......

BE, plan për “mobilizimin” e kursimeve bankare - 10 trilionë euro të qytetarëve mund të përdoren për të mbështetur investimet
I nxitur nga nevoja për të investuar qindra miliarda në vit për të përmirësuar konkurrencën e sistemit industrial evropian, duke përfshirë frontin e......

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për......

“BE gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan” - Kryeministri francez bën thirrje për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare
Bashkimi Evropian ka gabuar në shënjestrimin e uiskit amerikan kur iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA-së, tha kryeministri francez Francois Bayrou. Ai......