Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 13:29

Më pak ankesa për gjobat e shkeljeve në punë - Inspektorati i Punës: Në 2024 u ankimuan vetëm 21% e tyre

Nga Ledina Elezi

Më pak ankesa për gjobat e shkeljeve në punë - Inspektorati

Gjatë vitit që lamë pas, bizneset kanë ankimuar më pak gjoba të vendosura nga inspektorët e punës. Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në 2024 janë vendosur gjithsej 210 gjoba, ku vetëm 21% e tyre u ankimuan, shifër kjo më e ulët krahasuar me vitet e mëparshme.

Gjithsej rezultojnë të jenë depozituar 920 ankesa/kërkesa, prej të cilave 80% janë ankesa ose denoncime nga punëmarrës dhe 20% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionale dhe besimit në informacion. Këto ankesa janë trajtuar përmes proceseve të rregullta inspektuese, kryesisht për shkelje të të drejtave të punëmarrësve, si mospagesa për punën në ditët e festave, pushimet javore, orët shtesë dhe mungesa e kontratave të punës.

Numrin më të madh të denoncimeve të trajtuara i përkasin Drejtorisë Rajonale Tiranë me 61.3%, Rajoni Vlorë me 8.3% dhe Rajoni Korçë me 4.3%.

Gjykata ka lënë në fuqi 100% të vendimeve të inspektimit dhe 45% e gjobave janë likuiduar vullnetarisht, 10% më shumë se vitin e kaluar, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së vendimmarrjes së inspektorëve.

Ky trend në ulje i vendimeve të ankimuara administrativisht dhe e ankimimeve kundër gjobave, tregon një rritje të besimit të bizneseve në procesin e vendimmarrjes dhe përmirësimin e komunikimit dhe transparencës institucionale të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Gjatë vitit 2024, janë inspektuar 190,340 vende pune, ose marrëdhënie punësimi të verifikuara në 9,860 subjekte të inspektuara duke shënuar 1% më shumë inspektime se e njëjta periudhë e një viti më parë (edhe pse numri i pozicioneve vakante është 10 inspektor terreni), treguesit e inspektimit kanë rezultuar në rritje cilësore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...