“Kredi e butë dhe garanci sovrane për bujqësinë” - Rama: “Qielli është kufiri” për zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri
Me dy linjat e reja të financimit për bujqësinë, siç janë kreditë e buta dhe garancia sovrane, kryeministri i vendit, Edi Rama, vuri theksin në një takim informues me sipërmarrësit në sektorin e agroturizmit në Kuçovë. Kredia e butë, me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me garancinë sovrane, e ul këtë normë në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%.
"Kredia është fantastike me 2%, kredi me 2% është vërtet fantastike me 70% të garancisë mbi kolateralin, që është diçka shumë e vlefshme për ju. Ky është një mesazh për të gjithë ata që ende kanë dyshime. Ndërkohë, tashmë kemi në dispozicion paketën e maleve. Do të bëjmë një prezantim të plotë dhe kemi kapërcyer me ligj, jo me fjalë, të gjithë pengesat, veçanërisht për ata që janë në emigracion dhe duan të investojnë, por që nuk kanë dokumente pronësie. Kjo për shkak se në shumë zona, veçanërisht në veri të Shqipërisë, por edhe në disa zona në jug, nuk është pranuar ligji 7501 dhe njerëzit kanë qëndruar në tokat e të parëve të tyre. Ata nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin, por nga ana ligjore nuk kanë pasur mundësi ta regjistrojnë pronën e tyre."
Ndër të tjera, Rama deklaroi se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm deficitin tregtar nga viti 2013 deri më sot. Sipas të dhënave të INSTAT-it, eksportet e frutave dhe perimeve kanë shënuar rritje të vazhdueshme, ku ndikimin më të madh e kanë pasur zarzavatet.
"Kemi rezultate shumë të mira në përmbysjen e deficitit tregtar. Kur morëm detyrën, raporti ishte 1 me 7 ose 1 me 8 për ushqimet, pra eksportonim 1 njësi dhe importonim 8. Sot jemi në raportin 1 me 3 dhe ambicia është ta ulim në 1 me 2, diçka që është plotësisht e arritshme. Raporti aktual tregon se prodhojmë shumë më tepër për tregun vendas dhe për eksport. Një pjesë e madhe e produkteve që më parë importoheshin, tani mbulohen nga tregu vendas. Siç thotë Evin Demo: 'The sky is the limit' – qielli është kufiri ynë. Ne duhet të synojmë gjithmonë më lart. Kjo filozofi ka gjetur mishërim edhe në punën tuaj. Ajo që keni ndërtuar nga hiçi është një shembull fantastik dhe ne jemi në dispozicion për ta mbështetur."
Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu te Paketa e Maleve, një nismë e re që synon të lehtësojë disponimin e tokës. Sipas tij, emigrantët që duan të kthehen do të kenë mundësi të investojnë në tokat e të parëve të tyre dhe do të përfitojnë nga një lehtësi fiskale prej 10 vitesh pa taksa për ndërtimin e strukturave të agroturizmit dhe zhvillimin e turizmit malor.
Sondazh

BE synon marrëveshje sigurie me Britaninë - Brukseli provon të “bindë” vendet anëtare të negociojnë me Londrën
Komisioni Evropian po përpiqet “intensivisht” t'i bindë vendet anëtare t'i japin një mandat për të negociuar një partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes me......

Më pak ankesa për gjobat e shkeljeve në punë - Inspektorati i Punës: Në 2024 u ankimuan vetëm 21% e tyre
Gjatë vitit që lamë pas, bizneset kanë ankimuar më pak gjoba të vendosura nga inspektorët e punës. Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës......

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga kostot e operimit, te uji pa të ardhura. Furnizimi me ujë u rrit me 1 orë në ditë
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar treguesit e performancës, që lidhen me kohëzgjatjen e furnizimit me ujë, ujin pa të ardhura, mbulimin e kostove të......

“Më shumë se 48 orë pune në javë” - Raporti: Të rinjtë shqiptarë punojnë më gjatë në rajon
Të rinjtë shqiptarë janë ata që punojnë me orare më të zgjatura në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Sipas një raporti të Eurofound, në......

Sa biznese u regjistruan rishtazi në 2024-ën? - Të dhënat e QKB/ Mbi 153 mijë aplikime online
Afro 17.500 biznese janë regjistruar rishtazi në vend përgjatë vitit 2024. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se gjatë vitit që kaloi ......

Italia, Spanja nuk janë gati për të ndihmuar Ukrainën - Propozimi i BE-së nuk gjen mbështetje nga shtetet e Evropës Jugore
Italia dhe Spanja e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshme të mbështesin një propozim të Bashkimit Evropian për të premtuar deri në 40 miliardë euro......

Turizmi deklaroi 14% më shumë shitje në sezon - Antiinformaliteti, 100 subjekte u “shpallën” me humbje!
Ndërsa vendi ka regjistruar një bum turistik përgjatë vitit të kaluar, kjo nuk është reflektuar tërësisht tek bizneset e shërbimeve, siç janë strukturat......

Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj, “bum” në destinacionet jo bregdetare
Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me......