BE synon marrëveshje sigurie me Britaninë - Brukseli provon të “bindë” vendet anëtare të negociojnë me Londrën
Komisioni Evropian po përpiqet “intensivisht” t'i bindë vendet anëtare t'i japin një mandat për të negociuar një partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar.
Negocimi i një partneriteti të tillë kërkon miratimin unanim të 27 vendeve anëtare, por disa shtete, si Franca, kanë sinjalizuar tashmë se duan që çdo pakt sigurie të përfshihet në një rivendosje më të gjerë të marrëdhënieve, duke rikthyer mantrën e Brexit se "për asgjë nuk është rënë dakord derisa të biem dakord për gjithçka".
Për shërbimin e veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), rritja e bashkëpunimit për sigurinë dhe mbrojtjen me Mbretërinë e Bashkuar "është një domosdoshmëri" sepse konteksti aktual gjeopolitik është "dramatikisht" i ndryshëm nga kur të dy palët arritën Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit, që përcakton kushtet e marrëdhënies së tyre.
“Meqenëse deklarata e politikës së jashtme u la jashtë Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit, ne duhet të gjejmë mënyra të reja dhe një bazë të re për bashkëpunimin tonë”, thonë burime nga Brukseli dhe Londra.
“Për këtë, Përfaqësuesit të Lartë i duhet mandati nga Këshilli i BE-së, domethënë aprovimi i të gjitha shteteve anëtare. Diskutimet janë duke vazhduar intensivisht për marrjen e këtij mandati”, shtojnë ata.
Kryeministri britanik Keir Starmer, i cili erdhi në pushtet verën e kaluar, ka shtuar presionin për një pakt sigurie dhe mbrojtjeje, për të cilin ai tha se muajin e kaluar duhet të fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin, lëvizshmërinë ushtarake në të gjithë Evropën, bashkëpunim më të madh në misione dhe operacione, si dhe bashkëpunim industrial.
Vendimi i papritur i Donald Trump për të nisur bisedimet me Rusinë për përfundimin e luftës së saj në Ukrainë ka përshpejtuar afrimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve anëtare të BE-së, për të diskutuar garancitë evropiane të mbrojtjes dhe sigurinë për Ukrainën.
Për sa i përket Kievit, Franca dhe Britania e Madhe janë disa hapa përpara, pasi të dyja shtetet kanë treguar gatishmërinë për të dërguar trupa në Ukrainë si pjesë e një misioni paqeruajtës.
Përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas, e cila ka paraqitur një iniciativë për një koalicion të të gatshëm për të ofruar mbështetje ushtarake me vlerë deri në 40 miliardë euro në afat të shkurtër për Ukrainën, planifikon të vizitojë Britaninë e Madhe të mërkurën ku do të takohet me kreun britanik të Shtabit të Mbrojtjes.
Sondazh

Më pak ankesa për gjobat e shkeljeve në punë - Inspektorati i Punës: Në 2024 u ankimuan vetëm 21% e tyre
Gjatë vitit që lamë pas, bizneset kanë ankimuar më pak gjoba të vendosura nga inspektorët e punës. Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës......

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga kostot e operimit, te uji pa të ardhura. Furnizimi me ujë u rrit me 1 orë në ditë
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar treguesit e performancës, që lidhen me kohëzgjatjen e furnizimit me ujë, ujin pa të ardhura, mbulimin e kostove të......

“Më shumë se 48 orë pune në javë” - Raporti: Të rinjtë shqiptarë punojnë më gjatë në rajon
Të rinjtë shqiptarë janë ata që punojnë me orare më të zgjatura në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Sipas një raporti të Eurofound, në......

Sa biznese u regjistruan rishtazi në 2024-ën? - Të dhënat e QKB/ Mbi 153 mijë aplikime online
Afro 17.500 biznese janë regjistruar rishtazi në vend përgjatë vitit 2024. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se gjatë vitit që kaloi ......

Italia, Spanja nuk janë gati për të ndihmuar Ukrainën - Propozimi i BE-së nuk gjen mbështetje nga shtetet e Evropës Jugore
Italia dhe Spanja e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshme të mbështesin një propozim të Bashkimit Evropian për të premtuar deri në 40 miliardë euro......

Turizmi deklaroi 14% më shumë shitje në sezon - Antiinformaliteti, 100 subjekte u “shpallën” me humbje!
Ndërsa vendi ka regjistruar një bum turistik përgjatë vitit të kaluar, kjo nuk është reflektuar tërësisht tek bizneset e shërbimeve, siç janë strukturat......

Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj, “bum” në destinacionet jo bregdetare
Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me......

Dyfishohen të huajt në bujtina - Gjecaj: Po punojmë për më shumë shërbime. Nga xhiro me kuaj, te zip-line
Ndonëse hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në jug të vendit, në fillim të këtij viti, vazhduan të frekuentoheshin kryesisht nga shtetas shqiptarë,......