Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 13:28

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga kostot e operimit, te uji pa të ardhura. Furnizimi me ujë u rrit me 1 orë në ditë

Nga Ola Mitre

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga

Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar treguesit e performancës, që lidhen me kohëzgjatjen e furnizimit me ujë, ujin pa të ardhura, mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes, nivelin e matjes, eficiencën e stafit apo eficiencën e energjisë, ndërsa treguesi i normës së arkëtimit pësoi rënie.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Ujit, gjatë vitit 2024 mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes arriti në 109.8%, nga 100.5% që ky tregues ishte në vitin 2023. Rritja e këtij treguesi lidhet direkt me qëndrueshmërinë financiare të shoqërive ujësjellës – kanalizime, që para 2 vitesh iu nënshtruan reformës, duke sjellë bashkimin e tyre dhe krijimin e shoqërive më të mëdha. Aktualisht janë krijuar 14 shoqëri rajonale, ndërsa Tirana, Vora dhe Kamza nuk janë bashkuar ende, duke vepruar si shoqëri të ndara.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë arrit në 17.3 orë në ditë gjatë vitit të kaluar, nga 16.3 orë në ditë që ishte në vitin 2023, duke shënuar pëmrirësim me 1 orë/ditë. Sipas Entit Rregullator të Ujit janë 8 shoqëri rajonale që ofrojnë shërbimin e Furnizimit me Ujë 20 - 24 orë/ditë si: UKR Korçë, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë. Më keq performojnë shoqëritë UK Kamzë me 4 orë/ditë dhe UK Vorë me 8 orë/ditë. Furnizimi me ujë të pandërprerë në 24/7 ofrohet vetëm nga Shoqëria Rajonale UK Lezhë.

Uji pa të ardhura për vitin 2024 është përmirësuar ndjeshëm me rreth 3.6% krahasuar me një vit më parë, përkatësisht nga 64,7% në 61.1%. Përmirësimi i këtij treguesi ka ardhur si rezultat i rritjes së volumit të ujit të faturuar me rreth 5.7 milionë m3 dhe uljes së atij të prodhuar me 16.5 milionë 3, nga të cilat rreth 13 milionë m3 me ngritje mekanike. Sipas ERRU-së, pothuajse të gjitha shoqëritë kanë performuar mirë në këtë drejtim.

Norma e Arkëtimit për vitin 2024 ka një rënie të lehtë. Përkatësisht ajo Korrente në 83.2% nga 83.9% dhe ajo e Përgjithshme në 102.4 nga 103.5%. Sipas ERRU-së, ndikimin kryesor në përkeqësimin e këtyre treguesve e jep ujësjellësi i Tiranës me rënie të normës së arkëtimit korrente në (-4.4%), e cila përbën dhe pjesën kryesore në përkeqësimin e këtij treguesi pasi mbetet shoqëria UK më e madhe në sektor me rreth 36% të totalit të të ardhurave të sektorit.

Ndërkaq, numri i lidhjeve në raport me stafin u regjistrua në 4.51 për 1000 lidhje, nga 4.56 për 1000 lidhje që ishte në vitin 2023, duke shënuar një përmirësim me 0.05%. Sipas ERRU-së, kjo vjen si rezultat i shtimit të lidhjeve me ujë me rreth 29,233 lidhje, pasi numri i stafit është shtuar me 34 punonjës.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat