Franca pezullon reformën e pensioneve - Kryeministri Lecornu shtyn ligjin për të siguruar “mbijetesën” e qeverisë
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka propozuar pezullimin e planit të kontestuar për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, në një përpjekje për të shmangur rrëzimin e menjëhershëm të qeverisë së tij të brishtë.
Lecornu tha në një fjalim në Asamblenë Kombëtare se ligji, i cili është një reformë kyçe e presidentit francez Emmanuel Macron, do të pezullohet deri pas zgjedhjeve presidenciale të ardhshme, që do të mbahen në vitin 2027.
Kryeministri francez përballet me dy mocione mosbesimi nga partitë e majta dhe të djathta ekstreme, si Franca e Papërkulur dhe Tubimi Kombëtar. Këto dy forca nuk kanë mjaftueshëm pushtet për të rrëzuar qeverinë, mund t’ia dalin lehtësisht nëse Partia Socialiste, që kërkon heqjen e ligjit, bashkohet me to.
Më parë, Lecornu u takua me kabinetin e tij për të diskutuar propozimet për buxhetin e vitit 2026, që duhet të miratohet deri në fund të vitit.
Me qeverinë në prag të rrëzimit, kryeministri i ri i Francës duhet të bëjë kompromise me kundërshtarët politikë për të shmangur një votë mosbesimi më vonë gjatë kësaj jave, ndërsa vendi përballet me një krizë politike.
Anët e kundërta të spektrit politik kanë kritikuar vendimin e Macron për të rizgjedhur Lecornu, i cili është kryeministri i katërt i Francës në pak më shumë se një vit.
Me më pak se dy vite deri në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, Tubimi Kombëtar kërkon nga Macron që të thërrasë një votim të parakohshëm parlamentar, ndërsa Franca e Papërkulur kërkon dorëheqjen e presidentit.

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë......

Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon të premten më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve......

“Ekonomia amerikane, e qëndrueshme” - Kreu i Rezervës Federale: Por, tregu i punës mbetet i dobët
Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, deklaroi se ekonomia amerikane mund të jetë në një trajektore më të qëndrueshme sesa pritej, por......

Mjedisi i rajonit, nga planet në veprim - Ministrat e Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut
Ministrat e Mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Ballkani Perëndimor (BP) miratuan deklaratën e Dubrovnikut në Takimin e Dytë Ministror për Agjendën e......

FMN, “optimiste” për të ardhmen - Rrit parashikim për ekonominë globale, për shkak të tarifave më të ulëta
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti lehtë parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2025, pasi tronditjet nga tarifat dhe kushtet financiare......

Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari amerikan dhe Euro!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje që ditën e hënë në vazhdimësi sot ka pësuar një zbritje të kuotës duke u......

Borxhi i Malit të Zi, mbi 60% e PBB-së - Arrin rreth 4.8 miliardë euro. Dominojnë detyrimet e jashtme, me 94%
Borxhi total kombëtar i Malit të Zi arriti në 4.76 miliardë euro, ose 60.11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) më 30 qershor. Pas zbritjes së depozitave......

Mbi 5.7 milionë italianë, në varfëri absolute - Të huajt dhe fëmijët, më të prekurit nga kushtet e vështira ekonomike
Sipas të dhënave të publikuara nga Istat, në vitin 2024, rreth 2.2 milionë familje në Itali ndodheshin në kushtet e varfërisë absolute, që përfaqëson 8.4% të......