Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon të premten më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, në Pallatin e Kongreseve.
Ky event i nivelit të lartë do të sjellë së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
“Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,”- u shpreh drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro.
Në forum do të jenë të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.
Ngjarja pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.
Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi: Ndërtimi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit/BPO, Turizmi, Bujqësia & Industria Ushqimore.
Gjatë aktivitetit do të zhvillohen panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “B2B” dhe ‘B2G’, që do të krijojnë hapësira konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.
Ky aktivitet pritet të jetë një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të reja ekonomike me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

“Ekonomia amerikane, e qëndrueshme” - Kreu i Rezervës Federale: Por, tregu i punës mbetet i dobët
Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, deklaroi se ekonomia amerikane mund të jetë në një trajektore më të qëndrueshme sesa pritej, por......

Mjedisi i rajonit, nga planet në veprim - Ministrat e Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut
Ministrat e Mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Ballkani Perëndimor (BP) miratuan deklaratën e Dubrovnikut në Takimin e Dytë Ministror për Agjendën e......

FMN, “optimiste” për të ardhmen - Rrit parashikim për ekonominë globale, për shkak të tarifave më të ulëta
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti lehtë parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2025, pasi tronditjet nga tarifat dhe kushtet financiare......

Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari amerikan dhe Euro!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje që ditën e hënë në vazhdimësi sot ka pësuar një zbritje të kuotës duke u......

Borxhi i Malit të Zi, mbi 60% e PBB-së - Arrin rreth 4.8 miliardë euro. Dominojnë detyrimet e jashtme, me 94%
Borxhi total kombëtar i Malit të Zi arriti në 4.76 miliardë euro, ose 60.11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) më 30 qershor. Pas zbritjes së depozitave......

Mbi 5.7 milionë italianë, në varfëri absolute - Të huajt dhe fëmijët, më të prekurit nga kushtet e vështira ekonomike
Sipas të dhënave të publikuara nga Istat, në vitin 2024, rreth 2.2 milionë familje në Itali ndodheshin në kushtet e varfërisë absolute, që përfaqëson 8.4% të......

ARRSH shpall planin e ri të menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës/ Bllokim i qarkullimit gjatë natës nga ora 23:00 deri në 06:00
Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, për të......

Ministri Salla takon zyrtaren e KE: Modernizimi i bujqësisë prioritet për anëtarësimin në BE
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla priti sot në një takim pune drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për......