Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2025, 10:29

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete

Nga Diamila Leka

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në

Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se, gjatë periudhës Janar deri në Shtator të vitit 2025, janë regjistruar gjithsej 74 mijë e 73 mjete.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 101 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke treguar jo vetëm një interes më të madh të qytetarëve për mjetet rrugore, por edhe një përmirësim të qasjes ndaj infrastrukturës së transportit dhe shërbimeve.

Prej tyre, mbi 60 mijë e 500 janë autovetura, që përbëjnë pjesën më të madhe të regjistrimeve të reja. Në rritje është edhe interesi për mjete të gjeneratës së fundit, të cilat janë të prodhuara brenda katër viteve të fundit. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 mijë e 724 të tilla, duke shënuar një rritje prej 8 përqind krahasuar me vitin 2024.

Ky trend tregon një orientim të qartë drejt automjeteve më të sigurta, më të pajisura teknologjikisht dhe më efikase në konsumin e karburantit. Por nga cilat vende vijnë më së shumti mjetet që qarkullojnë sot në rrugët shqiptare? Në krye të listës është Republika e Koresë me 20.9 përqind, e ndjekur nga Italia me 15.7 përqind, Gjermania me 15.6, Zvicra dhe Kina me nga 8.5 përqind, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.1 përqind.

Paralelisht me rritjen e regjistrimeve, janë shtuar edhe çregjistrimet përfundimtare të mjeteve të vjetra. Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti janë çregjistruar 6 mijë e 128 mjete, me një rritje prej 18.4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat