BE, 1.3 mld euro për sigurinë kibernetike - Plani i investimeve përfshin periudhën 2025-2027
Firmat e sigurisë kibernetike mund të shohin së shpejti përfitimet e një raundi të ri investimesh nga Bashkimi Evropian. Komisioni Evropian tha se Programi i Evropës Digjitale do të përfshijë një rezervë prej 1.3 miliardë eurosh për inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe aftësitë digjitale.
Plani kërkon një seri investimesh midis 2025 dhe 2027 për të financuar projekte rreth qëndrueshmërinë kibernetike dhe sigurinë kritike të infrastrukturës, duke përfshirë ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe instalimet kabllore nënujore.
Për më tepër, fondet e dedikuara mund të shkojnë për financimin e projekteve të inteligjencës artificiale rreth sigurisë kibernetike dhe programeve arsimore që do të mësonin sigurinë e të dhënave, midis aftësive të tjera. Investimi është pjesë e një programi të përgjithshëm që kërkon 8.1 miliardë euro financim për produktet teknologjike për periudhën katërvjeçare 2023-2027.
“Zgjidhjet si rezerva e BE-së për sigurinë kibernetike do të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e infrastrukturave kritike, duke përfshirë spitalet dhe kabllot nëndetëse”, njoftoi komisioni.
Në mënyrë që të kualifikohen për financimin, kompanitë do të duhet të kenë një bazë në një shtet anëtar të BE-së, një kriter që mund t'i vendosë kompanitë nga SHBA dhe Britania e Madhe në një situatë të vështirë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tyre të fundit me kontinentin.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të përballet me implikimet ekonomike dhe rregullatore të largimit nga BE. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rritur tensionet me Bashkimin Evropian pas vendimeve të administratës Trump për të vendosur tarifa për mallrat e huaja.
Me njoftimin e programit, BE po kërkon të ndjekë rrugën e vet në zhvillimin e teknologjive në fushat kryesore të arsimit, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike. Zyrtarët e bllokut vunë në dukje nevojën për të rinovouar teknologjitë e tyre duke u distancuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia, tradicionalisht qendrat e inovacionit teknologjik.

"Tarifat, hapi i parë drejt pavarësisë së Evropës" - Kreu i BQE thekson nevojën për investime në energji, mbrojtje, digjitalizim
Situata aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, veçanërisht me rritjen e tarifave doganore të vendosura nga Donald Trump, "është fillimi i një marshimi drejt......

Konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “Aquapark Tirana” - Synohen më shumë hapësira të reja sportive dhe rekreative
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për konkursin e projektimit dhe shërbimet e lidhura për rehabilitimin e “Aquapark Tirana”. “Aquapark i Tiranës”......

Ministri Hoxha merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kufitare në Angli
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare, “Krimi i Organizuar i Emigracionit”, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40......

Si ka është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës këtë fund muaji duke u blerë sot me 90.8 lekë dhe duke u shitur me 92.1 lekë në raport me javën që lamë pas......

Franca dhe Kina, pranë zgjidhjes për konjakun - Pekini shtyn vendimin për tarifat mbi importet evropiane
Ministri i Jashtëm i Francës ka thënë se Franca dhe Kina po bëjnë përparim drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes tregtare për importet e konjakut. Jean-Noël......

Denaj reagon për filetot me salmonelë: S’bëhet politikë me ushqimin, e kemi çuar rastin para institucioneve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore Ministrja për Bujqësinë......

Kina, lider i energjisë së rinovueshme- Dominon me 64% të zgjerimit total në vitin 2024
Burimet e rinovueshme përbënin mbi 92.5% të zgjerimit të energjisë globale në vitin 2024, me 585 GW shtesa të kapacitetit, tha Agjencia Ndërkombëtare e......

Greqia, 5 miliardë euro për “IA” -Synon ndërtimin e një qendre të dhënash 300 MW
Ndërmarrja e kontrolluar nga shteti grek Public Power Corp. synon të bëhet një lojtar kyç në zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe inteligjencës......