Europa Postuar më 31 Mars 2025, 10:37

"Tarifat, hapi i parë drejt pavarësisë së Evropës" - Kreu i BQE thekson nevojën për investime në energji, mbrojtje, digjitalizim

Nga Kristi Ceta

"Tarifat, hapi i parë drejt pavarësisë së

Situata aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, veçanërisht me rritjen e tarifave doganore të vendosura nga Donald Trump, "është fillimi i një marshimi drejt pavarësisë" për Evropën, deklaroi Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane.

"Unë besoj se ky është një moment kur ne duhet të vendosim së bashku për të marrë kontrollin e fatit tonë. Jemi në një moment ekzistencial për Evropën," shtoi Christine Lagarde, duke bërë thirrje për të "filluar së bashku këtë marshim drejt pavarësisë në drejtim të mbrojtjes, pavarësisë energjetike, financiare dhe digjitale".

Në këtë kontekst veçanërisht të pasigurt, “inflacioni është një betejë e përditshme”, theksoi presidentja e BQE-së. Me një parashikim prej 2.3% në Evropë këtë vit, "ne jemi pranë objektivit, por duhet të qëndrojmë aty".

"Prioriteti ynë absolut është të ruajmë stabilitetin e çmimeve," përsëriti ajo. "Ne të gjithë jemi të vendosur për të arritur këtë objektiv prej 2%. Për ta arritur këtë, disa duan të galopojnë, të ecin shumë shpejt. Për fat të keq jemi të rrethuar nga pasiguria”, theksoi ajo.

Lagarde citon në veçanti vendimet e Donald Trump për tarifat. Fillimi i një lufte tregtare "do të çonte në një rënie të rritjes së eurozonës me -0.3%" dhe me "-0.5%" nëse Evropa zbaton një politikë reciprociteti. "Çdo luftë tregtare krijon humbës. Askush nuk fiton", shtoi ajo.

Në këtë kontekst, presidentja e Bankës Qendrore bëri thirrje për një rishikim të mënyrës si investohen kursimet e evropianëve. "Sot, evropianët kursejnë shumë më shumë se amerikanët. Këto kursime investohen kryesisht në llogaritë e depozitave, të cilat nuk fitojnë shumë, dhe këto para investohen kryesisht në bonot e thesarit të SHBA-së. Pra, kursimet tona evropiane financojnë ekonominë amerikane", thotë Christine Lagarde. "Ndoshta ne duhet të diskutojmë financimin që është i nevojshëm në Evropë dhe mënyrën si mund ta organizojmë atë."

Sa i përket investimeve në politikat e riarmatimit, ajo shprehet se “siguria nuk është kurrë e rrezikshme, është e detyrueshme”. "Produktet e kursimeve duhet të dizajnohen" për të "financuar shpenzimet e mbrojtjes", kërkon ajo, duke bërë thirrje gjithashtu për "thjeshtim" të qarkullimit të parave në Evropë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat