Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 10:29

Konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “Aquapark Tirana” - Synohen më shumë hapësira të reja sportive dhe rekreative

Nga Ernilda Luzi

Konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “Aquapark

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për konkursin e projektimit dhe shërbimet e lidhura për rehabilitimin e “Aquapark Tirana”.

“Aquapark i Tiranës” ndodhet në zonën jugore të qytetit, pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Akuadromi dhe pishinat publike të Tiranës kanë qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së kryeqytetit, duke shërbyer si qendër për aktivitetet sportive, kulturore dhe rekreative për komunitetin lokal dhe vizitorët.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, për të ringjallur këtë hapësirë të çmuar dhe për ta përshtatur atë me nevojat bashkëkohore, organizohet një konkurs ndërkombëtar për projekt-ide që do të sjellin një vizion të ri për Akuadromin e Tiranës. Konkursi synon të krijojë një hapësirë shumëfunksionale që do të shërbejë për një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, kulturore dhe rekreative gjatë gjithë vitit.

Nëpërmjet rikonceptimit të akuadromit të Tiranës, kërkohet të rikuperohet një aset me vlerë i jetës publike të kryeqytetit, e cila lidhet ngushtë me natyrën, sportin e kohën e lirë në përgjithësi. Projekti i rindërtimit të akuadromit të Tiranës ka në fokus mbi të gjitha të rinjtë, nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aftësive të tyre sportive dhe forcimin e ndjenjës komunitare e lidhjeve shoqërore.

Ky projekt paraqet gjithashtu një rast të mirë për të rikonceptuar jo vetëm arkitekturën e ndërtesave por edhe atë të peisazhit dhe hapësirës publike nëpërmjet zgjidhjeve novatore, që favorizojnë fleksibilitetin në përdorim përtej funksionit të përcaktuar të objektit. Gjithashtu, ky konkurs ka për qëllim rivitalizimin e hapësirës së Akuadromit, duke krijuar një ambient që mundëson një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe nevojash për vizitorët. Projekti do të sjellë risi bashkëkohore për këtë kompleks, të përshtatshme për të gjitha stinët, duke e bërë Akuadromin një destinacion të gjallëruar dhe të rëndësishëm për qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e tjerë.

Ndërkohë, procesi i konkurimit do të zhvillohet në dy faza, ku në fazën e parë do të shqyrtohet procesi i pranueshmërisë, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet dorëzimi i propozimeve për ide projektimi. Juria do të shpallë ekipin fitues bazuar në përzgjedhjen e propozimit më të mirë.

Konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “Aquapark Konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “AquaparkKonkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e “Aquapark

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat