Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2026, 13:56

“Gjoba të jetë arma e fundit” - Rama: Inspektimet të kalojnë testin e “Besës”

Nga Diamila Leka

“Gjoba të jetë arma e fundit” - Rama: Inspektimet të

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një qasje të re në procesin e inspektimit të bizneseve, duke vënë theksin te transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes.

Gjatë një takimi të zgjeruar me inspektorë, ku morën pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama deklaroi se kontrollet ndaj bizneseve duhet të zhvillohen mbi parime të reja dhe të shmangin praktikat që krijojnë presion ndaj sipërmarrësve.

Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

Sipas kryeministrit, inspektori nuk duhet të paraqitet te dera e një biznesi në mënyrë të papritur, por të veprojë si përfaqësues i shtetit që njofton, mbikëqyr dhe ndihmon subjektin për të korrigjuar problematikat.

Në kuadër të masave për rritjen e transparencës, Rama bëri të ditur gjithashtu se së shpejti inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente trupore dhe uniforma, në mënyrë që të jenë të identifikueshëm dhe aktiviteti i tyre të jetë i mbikëqyrur.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat