13 675 lekë për metër katror, Qeveria miraton kompensimin financiar për pronarët e prekur nga legalizimi

Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara. Sipas vendimit në fjalë kompensimi financiar për sipërfaqet takuese përfshin zonat: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat. Shuma parave të vëna në dispozicion të kompensimit financiar është 840.7 milionë lekë, për sipërfaqen prej 61.477 metra katrore. Për të kompensuar përfituesit vendimi I qeverisë përcakton që “të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve”.
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 840 702 155,51 (tetëqind e dyzet milionë e shtatëqind e dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e pesë presje pesëdhjetë e një) lekë, për sipërfaqen 61 477,13 (gjashtëdhjetë e një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë presje trembëdhjetë) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.7, nr.8, nr.9, nr.10, nr.11, nr.14, nr.20, nr.28, nr.32, nr.33, nr.34, nr.38, nr.39, nr.40, nr.46, nr.49, nr.50, nr.51, nr.53, nr.62, nr.78, nr.79, nr.80, nr.89, nr.101, nr.104, nr.111, nr.113, nr.117, nr.122, nr.128, nr.134, nr.135, nr.137, nr.159, nr.160, nr.164, nr.165, nr.166, nr.167, nr.168, nr.169, nr.170, nr.173, nr.174, nr.175, nr.177, nr.180, nr.181, nr.182, nr.183, nr.184, nr.199, nr.202, nr.203, nr.207, nr.218, nr.220, nr.223, nr.224, nr.226, nr.227, nr.228, nr.229, nr.235, nr.253, nr.258, nr.259, nr.279, nr.284, nr.290, nr.298, nr.300, nr.301, nr.302, nr.319, nr.320, nr.322, nr.324 dhe nr.327, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
4. Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Vëmendja tek mjedisi, vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka shpërndarë njoftimin për vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 02.09.2026. Sipas......
Ministrja Sala jep dorëheqjen - Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e saj të......
Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria synon anëtarësimin në vitin 2030
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me rastin e......
“Gjoba të jetë arma e fundit” - Rama: Inspektimet të kalojnë testin e “Besës”
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një qasje të re në procesin e inspektimit të bizneseve, duke vënë theksin te transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj......
3.3 milionë transaksione në arkën e bankës - BSH: Bizneset dhanë kontributin kryesor në rritjen e vlerës në 117 mld lekë
Arka vijon të jetë një nga mënyrat përmes së cilës bizneset dhe individët kryejnë një numër të madh veprimesh financiare. Vetëm në gjashtë muajt e parë të......
Temperaturat e larta zgjasin sezonin turistik - Topuzi: Fuqia punëtore dhe infrastruktura, sfidat e turizmit gjithëvjetor
Korriku dhe gushti mbeten muajt më të konsoliduar të turizmit në Shqipëri, por sezoni turistik nuk po kufizohet më vetëm në këto dy muaj. Temperaturat e......
“Pas Shkolle”, regjistrimi në sistemin SMIP - Duro: Nxënësit, në shkollë deri në orën 15:00
Prindërit që duan të përfshijnë fëmijët në programin “Pas Shkolle” duhet të aplikojnë për regjistrim, pasi pjesëmarrja nuk është automatike. Zv.ministrja e......
OSHEE fal 2.5 mln euro nga kamatëvonesat - Mbi 4 mijë aktmarrëveshje në 2026, gati 69% e klientëve shlyen borxhin menjëherë
Rreth 2.5 mln euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët familjarë dhe bizneset që kanë zgjedhur të shlyejnë menjëherë detyrimet e......

