Bota Postuar më 29 Mars 2025, 16:36

Kina, lider i energjisë së rinovueshme- Dominon me 64% të zgjerimit total në vitin 2024

Nga Kristi Ceta

Kina, lider i energjisë së rinovueshme- Dominon me 64% të

Burimet e rinovueshme përbënin mbi 92.5% të zgjerimit të energjisë globale në vitin 2024, me 585 GW shtesa të kapacitetit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA). Kina dominoi me 63.8% të totalit, me 61.5% të impianteve fotovoltaike dhe 70.5% të fermave të erës.

Statistikat e Kapaciteteve të Rinovueshme 2025, të publikuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, tregojnë një rritje masive të kapacitetit të energjisë së rinovueshme gjatë vitit 2024, duke arritur në 4.49 TW. Ndwrsa norma e rritjes vjetore shënoi 15.1%, niveli më i lartë ndonjëherë.

Energjia diellore përbënte 77.2% të të gjithë zgjerimit. Ajo u rrit me 452 GW në terma absolutë, ose 32%, në 1.87 TW. Teknologjia solare arriti në 1 TW vetëm dy vjet më parë. Veçanërisht, Këshilli Global Diellor më herët deklaroi se pragu prej 2 TW i kapacitetit total fotovoltaik u arrit në vitin 2024.

Agjencia tha se energjia e erës u rrit me 11.1% në 1.13 TW, ndërsa hidroenergjia shënoi rritje neto prej vetëm 1.1%, në 1.43 TW. Megjithatë, duhet theksuar se prodhimi nga hidrocentralet dhe era është përkatësisht tre dhe pothuajse dy herë më i lartë për njësi kapaciteti se ai nga fotovoltaikët.

Përveç dominimit në energjinë e erës dhe diellit, Kina rriti gjithashtu flotën e saj hidroenergjetike me 14.4 GW, që është 93% e totalit vjetor.

Ruajtja e normës së rritjes që u regjistrua në vitin 2024 do ta çonte kapacitetin global të burimeve të rinovueshme në 10.4 TW deri në 2030. Kjo shifër do të ishte 0.8 TW nën objektivin për të mbajtur ngrohjen globale të kufizuar në 1.5 gradë Celsius.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat